Ndeshja Skënderbeu – Partizani më e rëndësishmja e fazës së dytë

0
121

 

11112-800x495Ndeshja Skënderbeu – Partizani që do të luhet të shtunën në orën 16:00 në Korçë, paraqitet si më e rëndësishmja e fazës së dytë. Ekipet janë në të njëjtën kuotë pikësh dhe fitorja do t’i jepte fituesit një avantazh të lehtë.

Trajneri i korçarëve, Mirel Josa pranoi për gazetarët se rezultati i përballjet me Partizanin nuk vendos për kampionatin, pasi duhet luajtur edhe gjysma e dytë e tij.

Sipas Mirel Josës, Partizani është me meritë në këtë pozitë, por duhen vlerësuar edhe kundërshtarët e tjerë. Josa nuk pranoi të bënte të ditur asgjë nga formacioni ku sulmuesi Hamdi Salihi është në dyshim dhe nuk është stërvitur këto ditë.

Një mungesë tjetër është Bernard Berisha i pezulluar, ndërsa për të njëjtën arsye mungon Idriz Batha, te Partizani. Ekipi kreyqytetas ka qëndruar larg mediave, i grumbullur për të shmangur çdo shpërqendrim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency