Të vlerësojmë jetën/ Hapet shkolla e vdekjes në Kore

0
150

Shkolla-e-vdsekjesNëpunësit koreanë futen të gjallë në arkivol për të simuluar një funeral të shtirur. Qëllimi? Kjo bëhet për tu mësuar atyre që të vlerësojnë jetën. Për ta parandaluar vetëvrasjen në Korenë e Jugut janë hapur të ashtuquajturat ‘shkollat e vdekjes’.

 

Koreja e Jugut, është shteti i dytë në botë për numrin e lartë të vetëvrasjeve. Sipas statistikave në këtë vend vrasin veten 40 persona në ditë. Një zgjidhje e pazakontë për këtë probleme është hapja e shkollave speciale, ku mund të provohet eksperienca rreth vdekjes.

 

Duke pasur informacion për vdekjen, nxënësit depresivë do të fillojnë të vlerësojnë sërish jetën. Pas simulimit të vdekjes, ata bëjnë aktivitete fizike dhe ndjekin një kurs për të qeshur. Vartësve u kërkohet që të shkruajnë një testament, tu thonë lamtumirë njerëzve të dashur e të futen në arkivol.

 

Park Chun Woong, president i kësaj agjencie që merret me burimet njerëzore, ka shpjeguar se të mbyllesh për së gjalli në arkivol, është një eksperiencë mjaft shokuese. “Në fillim-tregon Park Chun Woong – e qeshura në grup pa asnjë motiv, duket diçka e çuditshme, por një gjë e tillë ka shumë përfitime. Në ambientin e punës atmosfera është shumë e zymtë, por buzëqeshja ka një ndikim mjaft pozitiv”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency