Dy vite nga vdekja e pazbardhur e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, gjykata merr vendimin e papritur…

0
361

Ardit Gjoklaj, vetëm 17 vjeç vdiq tragjikisht në landfillin e Sharrës, rreth dy vite më parë në rrethana ende të panjohura. Pavarësisht se prokuroria nisi hetimet, nuk ka ende asnjë të dënuar. Xhaxhai i Ardit Gjoklajt, Lush Gjoklaj duke folur në studion e lajmeve të “Fax Nees” ka thënë se gjykata i ka liruar të gjithë të dyshuarit për këtë ngjarje duke e lenë ngjarjen të pazbardhur.

Gjoklaj tha se është liruar Dëfrim Hakrama dhe fadromisti i kompanisë 3R, Edmond Kollari, janë liruar duke fituar kështu pafajësinë. Lajmi është konfirmuar për Fax Neës edhe nga burime pranë prokurorisë. Gjykata arsyeton se ata janë liruar për mungesë provash.

“Nuk na thanë që do merrej vendimi pardje. Dy të akuzuarit i pamë duke pirë kafe. Na thanë se kanë marrë pafajësinë. Ky është Vettingu? I pamë të liruar në rrugë, në lagje. S’ka drejtësi më. Vranë një fëmijë 17-vjeç, ikën e pinë kafe.”,-ka thënë Gjoklaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here