Basha: Do ti shkojmë deri në fund me çdo kusht , qeveri teknike ,zgjedhje të parakohshme

0
104

mbledhje-grupi-pd-lsa-e1444236572286Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar vazhdoi të insistonte për rrëzimin e Qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të parakohshme.

Basha bëri thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në protestën e nesërme të opozitës përpara Parlamentit, ndërkohë që në seancë do të diskutohet nen për nen projektbuxheti për vitin 2016. Basha tha se brenda Parlamentit, deputetët e opozitës do të kundërshtojnë buxhetin 2016, kurse jashtë qytetarët do të protestojnë për rrëzimin e Qeverisë.

“Në vlerësimin tonë si opozitë, ky është buxheti i katastrofës. Në shenjëstër është projektbuxheti dhe paketa fiskale, do të bëjmë çmos ti ndalojmë. Deputetë tanë do argumentojnë pse është buxheti i katastrofës. Bandat dhe oligarkët janë në panik, ekonomia i ka rrëzuar, shtyjnë ditët dhe vjedhin sa të mundin. Qytetarët do të vijojnë protestat paqësore për largimin e qeverisjes Rama-Meta, kjo është një qeveri e rrezikut kombëtar. Interesi ynë është stabiliteti dhe mirëqenia e qytetarëve.

Ka gjithmonë alternativë më të mirë. Ngrihuni pa dallime politike, mblidhuni nesër masivisht, të largojmë qeverinë, të diktojmë një marrëveshje për qeveri teknike. Qeveria Rama ka mbledhur më pak të ardhuara se çdo vend tjetër, duke vërtetëuar dëshirën e Qeverisë për të shtrydhur biznesin vogël. Rama ka marrë borxh brenda dy viteve sa ¼  e borxhve që kanë marrë qeveritë gjatë 22 viteve. Ku shkojnë paratë e taksave të larta? Rama po trumbeton me të madhe se po bën shtet”, u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency