Gjykata Kushtetuese /Pranon kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës

0
153

 

 

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS Koco Kokedhima, gjate nje seance parlamentare, ku opozita ka akuzuar maxhorancen ne lidhje me shkarkimin e kryeinspektores se ILDKP Zana Xhuka.

Gjykata Kushtetuese vedosi pranimin pjesërisht të kërkesës së PD-së për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Koço Kokëdhima

– Interpretimin e nenit 70/4 të Kushtetutës është si vijon:

Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

– Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima”.

– Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency