Dumani në Këshillin e Integrimit: Institucionet publike nuk denoncojnë, po vlerësojmë shtimin e hetimeve nga BKH

0
55

Kreu i SPAK raportoi sot për rezultatet dhe sfidat në luftën kundër korrupsionit gjatë një seance të Këshillit Kombëtar të Integrimit, duke treguar se pavarësisht progresit në këtë drejtim, ende ka shqetësime të mëdha.

Dumani theksoi se, megjithëse janë bërë përparime, korrupsioni mbetet një çështje e rëndësishme që prek shumë fusha të jetës publike dhe biznesit. Ai gjithashtu vuri në dukje se masat parandaluese kanë ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorë të caktuara që janë më të prekur nga korrupsioni.

Për të disatën herë, Dumani theksoi ngarkesën e madhe të punës dhe volumin e dosjeve që mbahen në institucion. Megjithatë, ai njoftoi se po përgatitet një strategji e veçantë për të adresuar këto sfida, duke përfshirë edhe ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë për të zvogëluar numrin e dosjeve të mbartura.

Dumani gjithashtu bëri të ditur për një rritje cilësore të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2023, duke e vlerësuar këtë rritje edhe nga Bashkimi Evropian. Ai theksoi rolin e rëndësishëm të institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke ndihmuar në nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e zezë.

Në lidhje me hetimet, Dumani theksoi se Prokuroria e Posaçme ka shënuar një rritje në hetime për subjekte me profil të lartë dhe të mesëm, veçanërisht në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, ai shprehu nevojën për një bashkëpunim të përforcuar me autoritetet gjyqësore të huaja dhe theksoi nevojën për rritjen e numrit të hetuesve të Burimeve të Hulumtimit, duke u përpjekur të adresojë sfidat e rritjes së ngarkesës së punës.

Dumani gjithashtu identifikoi disa problematika, duke përfshirë rënien e kallëzimeve nga institucionet publike dhe mungesën e kompetencave për të trajtuar rastet me ndikim të autoriteteve të huaja. Ai përmendi nevojën për ndërhyrje ligjore për të zgjidhur këto çështje.

“Prokuroria e Posaçme i ka dhënë një rëndësi të veçantë luftës kundër pastrimit të produkteve të veprës penale duke ndjekur qasjen e shoqërimit të hetimeve penale edhe me hetimet pasurore. E kam deklaruar që në SPAK është bërë traditë që krahas hetimit penal, i cili ka synim ngritjen e akuzës dhe dërgimin për gjykim të subjekteve të veprave penale, ne bëjmë edhe një hetim pasuror për evidentimin e pasurive që dyshohet se kanë origjinë kriminale.

SPAK ka rritur numrin e çështjen penale të cilat kanë për objekt hetimin e subjekteve të profilit të lartë dhe të mesëm, për korrupsion ose vepra të tjetra që lidhen me detyrën.

Sa i takon luftës kundër krimit të organizuar kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet e BE dhe më gjerë, Britaninë dhe vendet e Amerikës Latine e Qëndrore.

Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe biznesit, masat parandaluese vijojnë të kenë një ndikim të kufizuar veçanërisht në sektorë të cenueshëm.

Një problematikë që kemi adresuar është rënia e referimeve nga institucionet publike, ku nga raporti i depozituar në Kuvend por dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, evidentohet një rënie me 42% e kallëzimeve të institucioneve publike në Prokurorinë e Posaçme. Këtu, përjashtohet Policia e Shtetit e cila ruan një trend të njëjtë në raport me vitet e kaluar dhe vijon të jetë aktive me furnizmie dhe referime në Prokurorinë e Posaçme. Institucionet e tjera vërejmë që ka një rënie të kallëzimeve.

Po vlerësojmë shtimin e hetimeve të hetuesve të BKH.

Kam adresuar dhe dy problematika të tjera, mungesa e kompetencës për shqyrtimin për shqyrtimin e kompetencave të autoriteteve të huaja në ngarkim të shtetasve shqiptarë të dënuar për vepra të cilat janë kompetencë të SPAK. Zgjidhja e këtij problem kërkon ndërhyrje në ligj.

Një problematik e fundit është dhe mungesa e kompetencës lëndore e gjykatave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazën e eekzekutimit të vendimit penal për subjektet e posaçme”, tha Dumani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here