United vëzhgon talentin e Marsejës, Mendy

0
154

mmmmmmm

 

Manchester United është duke e monitoruar mbrojtësin e Marseille, Benjamin Mendy, të cilin mund ta kërkojë në janar. Djajtë e Kuq duan ta përforcojnë fazën defensive gjatë afatit dimëror, pasi Luke Shaw është lënduar seriozisht. Daily Mail bën të ditur se Louis van Gaal i ka dërguar zbuluesit e talenteve që ta përcjellin 21-vjeçarin në ndeshjet e Ligue 1. Ndryshe, mbrojtësi i majtë në të kaluarën është kërkuar edhe nga Arsenali. Benjamin Mendy është lojtar francez, i cili luan te Marseille nga viti 2013. Granit Xhaka ka folur për gjasat që kanë për të zënë vendin e tretë në Grupin D të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, si dhe titullin e kampionit në Gjermani, për të cilin thotë se gjithçka është e mundur. Borussia Monchengladbach, sonte luan ndaj Manchester Cityt në udhëtim, në ndeshjen që për gjermanët vlen për kualifikim në Ligën e Evropës. Nëse zënë vendin e tretë atëherë kualifikohen për në Ligën e Evropës. Borussia ka pesë pikë, dy më shumë se Sevilla e cila luan ndaj Juventusit në shtëpi. “Ne nuk duhet të gabojmë dhe të mendojmë se mund të mposhtim secilën skuadër pa e bërë këtë. Ne gjithmonë duhet të shkojmë deri në limitet tona. Mund të them se me një këmbë jemi në Europa Ligë”, – tha Xhaka për mediat gjermane. Të shtunën ata mposhtën Bayern Munichun për t’u ngjitur në vendin e tretë në Bundesligë. “Do të doja të fitonim një titull, gjithça është e mundur”, – shton ai. Për Xhakën ka interesim nga klube të mëdha si Atletico Madrid, Bayern e Liverpool, por ai tregon edhe një herë për kontratën që ka. “Unë kam qëllime të qarta para syve të mirë, pasi kam kontratë deri në vitin 2019 dhe çfarë do të ndodh në të ardhmen nuk i dihet”, – deklaroi Xhaka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency