“Onufri XXI” fitohet nga shkodrani Eros Dibra

0
136

ee

 

 

Vepra e Eros Dibrës u shpall fituese e edicionit të 21-të të Konkursit ndërkombëtar të Arteve Pamore, “Onufri”. Ai është përpjekur të pasqyrojë realitetin në një koncept tjetër.
Juria e përbërë nga kryetarja Najada Hamza dhe anëtarët Gëzim Qëndro dhe Vesa Sahatçiu, të cilët shpallën në mënyrë unanime veprën e artistit shkodran me titull: “XXI”, në mediumin video si fitues të Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri XXI” – SiO2, Arsyeja e Brishtësisë.
“Juria mendon se është një vepër estetikisht e rafinuar që përcillet me një gjuhë të pastër artistike me një narracion jo linear, por kuptimplotë. Në videon e propozuar autori krijon një lojë pasqyrore tipike postmoderne ku harta e realitetit shpërfaqet si ndërthurje e brishtësisë së imazhit me paqëndrueshmërinë e simulacrum-it”, thuhet në vlerësimin e jurise.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency