Apeli, Ilir Kupës pesë vite burg

0
199

111

 

Gjykata e Apelit dënoi me 5 vjet e 3 muaj burg Ilir Kupën. 29-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje pasi në momentin e arrestimit në Shqipëri, pas arratisjes nga burgu grek i Trikalas, u kap me dy pistoleta.

Por Ilir Kupa aktualisht po gjykohet ne Gjykatën e Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjes së policit, kjo e mbetur në tentativë. Kjo akuzë ka lidhje me arratisjen e tij nga burgu grek së bashku me Marian Kolën, ku në tentativë për të kaluar drejt Shqipërisë plagosi dy policë grekë.

Për këtë akuzë ai po gjykohet në Shqipëri pasi çështja i është deleguar autoriteteve shqiptare dhe gjithashtu Prokuroria për Krime të Rënda vazhdon hetimet për bandën e baba-gjyshëve, e cila është e njohur për disa grabitje spektakolare në Shqipëri dhe Maqedoni. Kupa dyshohet se është drejtuesi i kësaj bande. Në bazë të përgjimeve ai e ka drejtuar bandën edhe nga burgu, duke dhënë direktivat për mënyrën dhe kohën se kur do të realizoheshin grabitjet. Sipas grupit hetimor brenda këtij viti, dosja do dërgohet në gjyq dhe Ilir Kupa do përballet me akuzat e grupit të strukturuar kriminal dhe grabitjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency