Ancelotti: Reali e kalon shpejt krizën

0
144

Carlo ANCELOTTI - 11.08.2012 - PSG / Lorient - 1er journee de Ligue 1 - 2012/2013 Photo : Amandine Noel / Icon Sport

 

Carlo Ancelotti rikthehet të flasë për Realin e Madridit, ish-lojtarët e tij dhe momentin negativ që po kalon klubi madrilen. Fillimisht italiani u shpreh se të ardhmen e Cristianos e sheh vetëm tek Reali i Madridit dhe gjithashtu dha opinionin e tij sa i përket gabimit të bërë nga klubi në formacionin kundër Cadiz. “Reali i Madridit është një klub i madh dhe këtë moment negativ mund ta kapërcejnë shumë shpejt dhe në fund të sezonit mbase i shohim duke festuar tituj. Me Ronaldo Bale dhe Benzema mund të them që isha shumë i sigurt. Kur hidhja ata në sulm e dija që do shënonin. Nuk e di pse ka akoma persona që dyshojnë mbi të ardhmen e Ronaldos. Ai është lojtari më i rëndësishëm i ekipit dhe do mbyllë karrierën në “Santiago Bernabeu”. Gabimi me Cherychev? Janë gjëra që nuk duhet të ndodhin kurrë, por edhe tek Reali ata që punojnë janë njerëz, dhe njerëzit bëjnë gabime”. Në vijim trajneri italian foli dhe për presionin që ndjente në stolin e “los blancos” dhe të ardhmen e tij. Pavarësisht se Ancelotti nuk e heq mundësinë e një rikthimi të mundshëm në “Bernabeu” u shpreh se do t’i pëlqente të trajnonte një skuadër në Premier League. “Më pëlqente shumë presioni që kisha tek Reali, ose me sakt motivimi. Unë kam trajnuar ekipe të ndryshme dhe nuk isha mësuar me atë lloj frymë. Tifozët, lojtarët, presidenti të gjithë mendonin për La Deciman dhe gjithë ajo trysni më ndihmoi shumë. Mbase një ditë rikthehem sërish tek Reali por momentalisht e mendoj të ardhmen time në Premier League. Me pëlqen mënyra se si e shohin anglezët futbollin”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency