Nga sot, Vodafone M-Pesa mundëson pagesën e faturës së energjisë elektrike direkt nga celulari juaj

0
1223

 

 

PHOTODuke filluar nga dita e sotme, të gjithë klientët M-Pesa do të mund të paguajnë faturën e energjisë elektrike nëpërmjet telefonit celular. Vodafone M-Pesa njoftoi sot se kompania më e re e shërbimit të transfertave dhe pagesave nëpërmjet celularit, M-Pesa, shtoi gamën e shërbimeve të veta me pagesën e faturës së energjisë elektrike. Pak ditë me parë, M-Pesa nënshkroi marrëveshjen me OSHEE, falë së cilës pagesa e faturës së energjisë elektrike do të mund të kryhet më thjesht se kurrë nga celulari.

 

Pa patur nevojën e një llogarie bankare, por thjesht me një llogari M-Pesa dhe një aparat celular të çdo lloji, klientët Vodafone M-Pesa mund të aksesojnë faturën e OSSHE dhe të kryejnë menjëherë pagesën në mënyrë të sigurt, thjesht dhe pa humbur kohë.

 

Vodafone M-Pesa eshtë një institucion financiar jo-bankë i liçensuar nga Banka e Shqipërisë e që ofron shërbimet e saj në Shqipëri që nga Maji 2015.  M-Pesa vjen si një zgjidhje risi për  dërgesa shumash të vogla parash nga një individ tek një tjetër dhe nga një individ drejt një entiteti. Sot M-Pesa numëron më shumë se 140 mijë klientë, të cilët kanë zgjedhur të bëhen pjesë e zgjidhjes më të mirë, më të shpejtë dhe më të sigurt për kryerjen e transaksioneve dhe pagesave me para elektronike nëpërmjet celularit. Përveç transfertave nga një individ tek një tjetër, M-Pesa ofron pagesat e Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), pagesën e faturave Vodafone për klientët me kontratë, mundësimin e rimbushjes së numrave me parapagesë Vodafone dhe tani pagesën e faturave të OSHEE.

 

Për t’u bërë pjesë e eksperiencës së jashtëzakonshme me Vodafone M-Pesa dhe për të kryer transferta parash dhe pagesa të faturave është tepër e thjeshtë. Të gjithë klientët Vodafone mund të drejtohen në një prej 148 dyqaneve Vodafone dhe mëse 60 pikave të tjera me logon M-Pesa në të gjithë Shqipërinë. Regjistrimi është pa pagesë. Me aktivizimin e llogarisë M-Pesa, klientët aksesojnë shërbimin nga celulari nëpërmjet menusë USSD *555# dhe zgjedhin mes shërbimeve të ndryshme që ofrohen. Llogaria M-Pesa është një llogari e sigurt, e mbrojtur me kod PIN dhe me asistencë 24 orë, 7 ditë të javës, duke garantuar për klientin shpejtësi dhe prakticitet për kryerjen e pagesave në distancë dhe tërheqje në çdo kohë të parave.

 

Vodafone M-Pesa, zgjidhja më e mirë e shërbimit të parave elektronike, do të sjellë shumë shpejt të tjera risi për klientët, me qëllimin e vetëm për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të tyre me një portofol sa më të pasur shërbimesh lehtësuese.

 

Për më shumë informacion rreth M-Pesa vizitoni faqen zyrtare www.vodafonempesa.al

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency