Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare legjenda e peshëngritjes shqiptare, “Mjeshtri i Merituar i Sportit” Mirjan Hakani.
Sportisti i njohur shqiptar i viteve ’80 vuante prej kohësh prej problemeve shëndetësore në zemër, ndërsa para dy viteve iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Pas periudhës së artë së bashku me Aleksandër Kondon, Agron Haxhihysenin dhe shumë emra të tjerë të peshëngritjes shqiptare ku theu shumë rekorde, Mirjan Hakani në ’90 ka punuar si drejtues dhe organizator sportiv.