Meta në Kosovë, takon Presidenten Jahjaga

0
170

mETA-jAHJAGA-4.

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, njoftoi sot zyra për shtyp e Presidencës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga dhe kryetari Meta diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet për të tejkaluar situatën e krijuar në vend.

Presidentja Jahjaga e njoftoi kryetarin Meta për angazhimin e saj për të krijuar kushtet për dialog politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare, bën të ditur njoftimi dërguar nga Presidenca kosovare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency