Ndryshimet për informalitetin/Berisha: Ligj stalinist nga qeveria zuzare, bën fshehtas spastrimin etnik të shqiptarëve

0
101

 

bllokimi i foltoresBraçe, Berishës: Nuk bëhet biznes në Gjermani me kulturën e Berishës, do i marrësh në qafë

Ish-kryeministri: Rama dekoroi xhelatët e komunizmit, në listë edhe zonja e zezë, Ledi Makbeth i shqiptarëve

Gëzim Saliu

BerishaIsh-kryeministri Berisha e cilësoi si një ligj stalinist ndryshimet e propozuara nga qeveria në kodin penal në kuadër të luftës kundër informalitetit. Sipas ish-kreut të qeverisë ky ligj po i largon bizneset nga vendi dhe po bën fshehtas spastrimin etnik të shqiptarëve.  “Ky është një ligj tipik stalinist.  Me këtë ligjin e burgut ne do ikim tha, sepse rrimë dhe shofim njëri tjetrin, cili do shkojë në burg. Absolutisht të njëjtën gjë më tha një zonjë tjetër. Dhe unë u bëj thirrje të ikin. Nëse ju bëni ligje të tilla, po ku lini vend për ta në Shqipëri more. Ikni shpëtoni se këta e shndërrojnë Shqipërinë dhe ja u lënë Koçove, Nushave e kompani. Kjo s’është më Shqipëria.  Ka vend në botë që të fut në burg për kuponin? Ju ftoj të hidhni poshtë këtë ligj të turpshëm, këtë ligj stalinist, këtë ligj represiv, këtë ligj i cili do të jetë një mekanizëm i fuqishëm i spastrimit etnik të Shqipërisë”, theksoi Berisha. Më tej në fjalën e tij në parlament ish-kryeministri i bëri thirrje vendeve të Evropës, aty ku mijëra shqiptarë kanë kërkuar azil ekonomik, që të vijnë në Shqipëri dhe të shohin situatën aktuale me të cilën po përballen qytetarët. “Miqve perëndimor iu bëj thirrje urdhëroni në Shqipëri të shihni çfarë po ndodh dhe përse këta njerëz po ikin, të shihni se këtu ka gjueti shtrigash ndaj biznesmenëve, qeveri zuzare, organizatë kriminale që nuk zbaton as vendimet e arbitrazhit ndërkombëtarë. Nëse nuk doni që dhe shqiptari i fundit të vijë tek ju, urdhëroni në Shqipëri”, theksoi ai. Ndërkaq Berisha nuk la pa përmendur edhe dekorimin që i është bërë hetuesit të At Zef Pllumit, duke deklaruar se në listën e të dekoruarve mund të jetë edhe zonja e zezë, Ledi Makbeth i shqiptarëve, referuar Vito Kapos. “Rama në 24-vjetorin e përmbysjes së regjimit komunist dekoron xhelatët e gjenocidit, ata të cilët shfarrosën, zhdukën, ekzekutuan me gjyq e pa gjyq me qindra mijëra shqiptarë e klerikë për besimin e tyre tek Zoti dhe vlerat e shenjta. Edi Rama dekoron xhelatë të kategorisë së parë. Nuk di njeri tjetër në këtë sallë që të ketë shkruajtu dhe të ketë përdhosur luftën çlirimtare njëlloj si Edi Rama. Duhet ta dini se në listën e të dekoruarve është zonja e zezë, Ledi Makbeth i shqiptarëve, që kur iu debilos i shoqi mori vendimet më të zeza për shqiptarët. ” – theksoi Berisha.

BraceReplika e Braçes

Në replikë me ish-kryeministrin, deputeti socialist Erion Bracce solli disa shembuj nga vendet evropiane të cilat sipas tij kanë të njëjtat masa të forta kundër informalitetit. “Në ka njeri që nuk e do këtë vend dhe shqiptarët e ndershëm, ai je ti. Si mund t’u bësh thirrje bizneseve që të ikin nga Shqipëria? Ku të shkojnë? Gjermania, ja kodi fiskal gjerman… Neni 170, dënim deri në 5 vjet burg për çdo person që deklaron tek autoritetet të dhëna të pasakta në lidhje me tatimet. Nuk përdor pulla të tatimeve ose kasa fiskale. Në Gjermani, ku po i thua t’i shkoni, të dënojnë deri në 5 vite burg”, theksoi ai. Më tej kreu i komisionit të Ekonomisë i ktheu përgjigje Berishës për thirrjen drejtuar biznesmenëve për t’u larguar nga Shqipëria pas forcimit të ndëshkimeve për kuponin tatimor. “Nuk jemi para viteve 90 kur të dënonte partia. Për një shkelje fiskale së pari ke kontroll, së dyti kë gjobë, pastaj ke kallëzim penal dhe pastaj është gjykata që vlerëson dënim me gjobë apo burg. Nuk bëhet biznes në Gjermani me kulturën e Berishës. Do i marrin në qafë po i çoi bizneset. Sa herë flet për sipërmarrjen ai njeri është i pabesueshëm.”, u shpreh Braçe.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency