Tuesday, June 11, 2024
Home Aktualitet Kryemadhi në Lezhë: 25 prilli, do t’i thotë ikë fenomenit të diskriminimit...

Kryemadhi në Lezhë: 25 prilli, do t’i thotë ikë fenomenit të diskriminimit të shqiptarëve

0
175

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj force në Lezhë. Kryemadhi e nisi me ditëlindjen e saj pas urimit nga mikpritësit, teksa theksoi se ditëlindja e saj është më 13 prill, ditën kur është pagëzuar.

Ajo theksoi se 25 prilli nuk do t’i thotë Ramës, por do t’i thotë të ikë fenomenit të diskriminimit të shqiptarëve.

“Ditëlindja ime është ditën që jam pagëzuar më 13 prill, ditën e Shën Martinit. Dua të falënderoj mikpritjen fantastike që më bëri Tila, mikja ime bashkë me sabaeten, me vajzat dhe djemtë e Laçit, me Dedë Ndrecën, me çunat e Mamurrasit, kur vazhduan për t’u bashkuar me Gjovalinin nga Mirdita e jashtëzakonshme, për t’u bashkuar me djemtë e vajzat e Shënkollit dhe për të ardhur dhe për të marrë urimin e të rinjve dhe të rejave të Lezhës. Ditë më të bukur dhe me skenarist do ishte e pamundur. Ditët më të bukura do jenë pas 25 prillit, jo për t’i thënë Ramës ik, por për të kthyer djemtë dhe vajzat që janë ikur. Djemtë dhe vajzat e shqiptarëve sepse iu është hequr e drejta e punësimit.

25 prilli nuk do t’i thotë Ramës ik, por do t’i thotë fenomenit të diskriminimit të shqiptarëve të ikë dhe largohet, për t’i dhënë fund tranzicionit”, deklaroi kryetarja e LSI.

Ajo tha më tej se më 25 prill, vota juaj për LSI-në do jetë votë për të rinjtë, të rejat, për të ardhmen e Shqipërisë.
“Njerëzit nuk janë indiferentë, por janë nervozë, kanë inat me politikën. Isha para disa ditësh në fshatrat e Lushnjës dhe më thanë si mund të votoj Rilindjen, e kam votuar gjithë jetën PS, më futi dhe në burg për një faturë energjie me 10 mijë lekë të vjetra të papaguara.
Jo vetëm që do ta çojmë deri në fund rindërtimin, për të pasur shtëpi dinjitoze dhe jo selektim. Nuk do të ndalemi asnjëherë për të ndihmuar dhe për t’i dhënë dorën çdo familje, për t’i dhënë dorën njeri-tjetrit, për t’i dhënë dorën qytetarit shqiptar.
Kemi diskutuar gjithmonë që Shqipëria ka mundësi pafund për zhvillimin e ekonomisë, turizmit, arsimit, ajo që ne mendojmë se sot është më e rëndësishme se kurrë është kthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Sot beteja jonë më e madhe është për të pasur shqiptarët në Shqipëri, me paga të mirëpaguara dhe për të qenë qytetarë europianë dinjitozë në qytetin e tyre”, deklaroi Kryemadhi nga Lezha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here