Diferenca në gjatësi çelësi i një martese të lumtur

0
174

 

 

ccc

 

Për të pasur një marrëdhënie të lumtur në martesë sigurisht që ka disa arsye, dhe sipas një studimi të kryer rezulton se  është të pasurit një burrë të gjatë.

 

Kërkimet kanë treguar se sa më e madhe të jetë diferenca në gjatësi, aq më e lumtur është gruaja.

 

Studiuesi Kitae Sohn, nga “Konkuk University” në Korenë e Jugut tha se diferenca e madhe në gjatësi lidhet me lumturinë e një gruaje.

 

“Studimi tregon një ndikim të fuqishëm të lartësisë mashkullore në psikologjinë e grave, ndoshta e  përgatitur nga evolucioni,” tha ai.

 

Dr Sohn, i cili analizoi të dhënat e mbledhura nga 7,850 gra në një anketë, tha se nuk mund të jenë shumë arsye pse një burrë shtatlartë ishte i lidhur me një grua të lumtur.

 

“Njëra është vlera e perceptuar e lartësisë; por vetë gratë ashtu si burrat nuk janë në gjendje të thonë se pse. Është njësoj si ajo që njerëzit favorizojnë ushqimet si ato me kripë ose sheqer pa e ditur përse dhe këto ushqime janë thelbësore për njerëzit”. Një nga arsyet kryesore mendohet të jetë lidhja që njerëzit bëjnë me gjatësinë dhe tërheqjen fizike dhe forcën. Këto janë karakteristika të pëlqyeshme ndaj femrave dhe prandaj atyre u pëqen t’i kenë pranë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency