Basha: Rama gënjen për borxhin e fshehur, nuk përfshihen aty pagesat që do bëhen në vite

0
104

Basha ne newsKreu i PD-së Lulzim Basha foli dje lidhur me borxhin publik duke akuzuar qeverinë se e ka çuar atë në një nivel tepër të rrezikshëm për të ardhmen e vendit. I ftuar në emisionin “studio e hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24 ai tha se Rama gënjen kur flet për borxh të fshehtë. “Ky gënjen dhe më pas nuk kërkon falje. Ky gënjeu kur tha se ishte në meshën e parë të Shkodrës. Por kur thotë që ka qenë basketbollist me kombëtaren, s’ka qenë asnjë ditë. Foli për borxh të fshehur në Berat, e gjeti 62 % dhe ka kapërcyer tani. Në dy vite se ka treguar asnjëherë ku ishte borxhi. Po si mund të cilësosh pagesa që do bëheshin në vitet në vijim si borxh të fshehur, nuk ka borxh të fshehur. Është njësoj si të thuash se kemi borxh 80 milionë euro të Vilma Nushit, po pse mund të cilësohet borxh ky?”, tha ai. Ndërkohë lidhur me akuzat për tatimet kryedemokrati theksoi se, : “Tek tatime janë vjedhur milionë euro, ku ka prokuror që heton çështjen që mbështetet nga njerëzit më të pushtetshëm, prandaj edhe për hetimin e CEZ kërkuam ndërkombëtarët.  Për 1 vit me radhë u vidhka dhe nuk paksa bashkëpunim të shtetit, ishte show ai pushimi nga puna, më thuaj a pati procedim penal ndaj tyre, jo nuk pati, pra ishte thjesht show”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency