Dy kritika për projektbuxhetin e qeverisë/Takimet e PS-së, parapërgatitje për 2017-ën, po LSI? Vasili: Rama po i mban për kongresin

0
112

 

 

qKreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, nuk duket i shqetësuar nga takimet që ka nisur në të gjitha qytetet Kryeministri Rama në emër të PS-së. I pyetur në konferencën e dhënë dje për mediat nëse me këto takime PS po përparon mbi LSI-në duke zhvilluar parapërgatitje për zgjedhjet e 2017-ës, Vasili tha se takimet e Ramës po mbahen në kuadër të mbajtjes së Kongresit. “Unë nuk kam komentuar dhe nuk komentoj asnjëherë as strategjinë politike, as veprimet politike të asnjë force politike tjetër përveç LSI-së. Po ju e dini që PS ka një impenjim politik, që ka kongresin e saj politik përpara dhe besoj se e gjithë veprimtaria është e lidhur dhe me një aksion të rëndësishëm për të siç është mbajtja e kongresit ku ajo rinovon, të paktën kjo është bërë publike, të gjitha forumet e saja duke filluar nga kryetari i partisë deri tek rifreskimi dhe ky proces politik në çdo forcë politike paraprihet sigurisht me takime. Ju e dini takimet kanë qenë, jo takime thjeshtë me popullin, kanë qenë takime kryesisht me struktura të Partisë Socialiste”. Këmbënguljes së gazetarët se me këto takime PS po u paraprin zgjedhjeve dhe nëse pritet të ndërmarrë në ditët në vazhdim nisma të tilla, Vasili iu përgjigj duke pohuar: “Besoj se ne nuk jetojmë mbi ngjashmëritë e njëri-tjetrit. Besojmë tek individualitetet e spikatura, që secili ka dhe që janë komplementare me njëri tjetrin”. Ndërkohë kryetari i grupit të LSI-së bëri të ditura edhe arsye pse deputetët e kësaj force shprehën disa kritika ndaj projektbuxhetit të qeverisë duke vënë theksin tek buxheti i shëndetësisë dhe rritje e akcizës për birrën vendase. “Ne kemi bërë komentet tona të cilat kanë të bëjnë në përmirësimin e mëtejshëm të strukturës së buxhetit në momente të caktuara, në mënyrë të veçantë çështja e akcizës së birrës që kishte të bënte me një element parimor që është mbrojtja e prodhimit vendas. Personalisht e kam përkthyer, jo thjesht si një mbrojtje të biznesit vendas, por mbrojtje e disa mijëra vende pune që lidhen me ecurinë e këtij biznesi, i cili në rast se do të hynte në krizë apo fatkeqësisht do të falimentonte, do të thoshte që mijëra njerëz shkonin në shtëpi. Ne si forcë politike dhe mua si politikan më ka shqetësuar në radhë të parë kjo tronditje sociale që do të vinte nga papunësia se sa thjesht e vetëm ekzistenca e një biznesi apo fitimet që mund të realizonte ky biznes. Shëndetësia është vend i një debati të përhershëm. Është shumë mirë që ka debat. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që për shëndetësinë të mos ketë pasur debat në vite të tëra. Në fund të fundit një gjë është fakt, që buxhetet e shëndetësisë kanë nevojë të jenë gjithmonë e më të mëdhenj. Por sugjerimet janë edhe për një shpërndarje më të ekuilibruar, për të qenë vende-vende edhe më konkret dhe më realist apo për diçka që mund të bëhet nesër të bëhet nesër dhe diçka që mund të bëhet sot mund të bëhet sot”, – tha Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency