Spahiu: “Albini nuk do t’ia thyej dyert Isa Mustafes e Hashim Thacit, por do t’ua konfiskoje gjithe shtepite, zyrat e pasurite e tyre dhe do t’i ekzekutoje ata dhe shume te tjere”

0
119

 

SPAHI

 

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka postuar në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë se burgosja e Albin Kurtit vetëm se e forcon atë dhe ia shtron rrugën drejt pushtetit.Por, Spahiu në anën tjetër thotë që Kurti asnjëherë nuk ka për t’u bërë i dashur për qytetarët. “Parulla e tij “Bashkim me Shqipërinë” do të thotë pushtim i Shqipërisë nga ana e Kosovës duke ia përvetësuar Shqipërisë edhe simbolet e saj kombëtare. Pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s, kjo mund të ndodhë vetëm nëse shkatërrohet NATO”, ka shkruar Spahiu.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Me burgosjen e Albinit ka humbe pushteti, Albini me kete forcohet. Krejt kjo cka po ndodhe po ia shtron atij rrugen drejt pushtetit. Por Albini nuk ka per t’u bere ndonjehere i dashur per qytetaret. Albini e as Vetevendosja asnjehere nuk jane distancuar nga Enver Hoxha si antishqiptar. Me e shumta e kane cilesuar ate si komunist, por jo edhe si antishqiptar.

Parulla e tij “Bashkim me Shqiperine” do te thote pushtim i Shqiperise nga ana e Kosoves duke ia pervetesuar Shqiperise edhe simbolet e saj kombetare. Pasi Shqiperia eshte anetare e NATOs, kjo mund te ndodhe vetem nese shkaterrohet NATO. Me e shumeta cfare mund te ndodhe eshte qe ai te vjen ne pushtet ne Kosove. Albini nuk do t’ia thyej dyert Isa Mustafes e Hashim Thacit, por do t’ua konfiskoje gjithe shtepite, zyrat e pasurite e tyre dhe do t’i ekzekutoje ata dhe shume te tjere”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency