Ancelotti: Zidane, perfekt për Realin

0
135

 

 

zidaneTrajneri francez, Zinedin Zidane, është përfolur për ta marrë drejtimin e Real Madridit dhe atë e ka përkrahur edhe italiani Carlo Ancelotti. Edhe pse presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka treguar se e mbështesin trajnerin aktual Rafa Benitez, Zidane mund të marrë drejtimin e ‘Los Blancos’, në një të ardhme të afërt. Sipas ish-trajnerit të Realit, Carlo Ancelotti, Zidane është njeriu i duhur për ta drejtuar Realin. “Zidane ka pasur një karrierë të madhe si lojtar dhe po bëhet gati edhe për një karrierë të madhe si trajner”. “Zinedin ka të gjitha cilësitë për tu bërë një trajner fantastik. Ai ka personalitet të madh, njohuri dhe përvojë. Në të ardhmen ai mund të bëhet trajneri i Real Madridit apo ndonjë skuadre tjetër. Mendoj që tani është njeriu i duhur për Realin”, – tha Ancelotti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency