Shkeli hapsirën ajrore/ Turqia rëzoi një avion ,Rusia konfirmoi se ishte avioni i tyre

0
151

 

 

avionMediat turke raportojnë se avionët turq kanë rrëzuar një aeroplan luftarak, me origjinë të panjohur, i cili ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë në kufi me Sirinë.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se avionët turq F16 kanë paralajmëruar aeroplanin për shkelje të hapësirës ajrore, përpara se e kanë rrëzuar.

Zyrtarët kanë thënë se aeroplani është rrëzuar në territorin sirian, pranë kufirit me Turqinë.

Mediat turke raportojnë se dy pilotët e aeroplanit janë hedhur me parashutë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se një avion i saj luftarak SU-24 është rrëzuar brenda Sirisë, “me sa duket për shkak të granatimeve nga toka”.

Ministria ka mohuar se avioni rus ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Rusia është duke kryer sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilat luftojnë kundër grupeve të ndryshme rebele dhe militante.

Avionët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Rusisë dy herë në muajin tetor, duke shkaktuar reagime nga Ankaraja.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se një avion luftarak rus SU-24 është rrëzuar në Siri, “me sa duket për shkak të granatimeve nga toka”.

Pranimi nga ministria ruse ka ardhur menjëherë pasi mediat turke kanë raportuar se avionët turq kanë rrëzuar një avion luftarak, me origjinë të panjohur, pasi i njëjti ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë në kufi me Sirinë.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se avionët turq F16 e kanë paralajmëruar aeroplanin dhjetë herë, përpara se e kanë rrëzuar.

Ministria ruse e Mbrojtjes, megjithatë, ka mohuar se avioni SU-24 ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë dhe ka thënë se do ta dëshmojë këtë.

Rusia ka kryer vazhdimisht sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Avionët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë dy herë në muajin tetor, duke shkaktuar zemërim nga Ankaraja.

Zyrtarët turq kanë thënë sot se aeroplani është rrëzuar në territorin sirian, pranë kufirit me Turqinë.

Mediat turke kanë thënë se dy pilotët e avionit janë hedhur me parashutë.

Rami Abdurrahman, i cili kryeson Vëzhguesin Sirian të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se aeroplani është rrëzuar në Malet Turkmene, në provincën bregdetare Latakia.

Muajin e kaluar, avionët turq kanë rrëzuar edhe një dron të paidentifikuar, i cili po ashtu ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency