Deputetja e LSI Mehmetaj , kritika ndaj ministres Nikolla

0
122

 

mehnikolaDeputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2016 të planifikuar për Ministrinë e Arsimit. Në Komisionin e Medias po raportonte ministrja Nikolla, kur deputetja Mehmetaj doli kundër buxhetit 2016 që është planifikuar për arsimin.

Ajo u shpreh se ka një ulje të madhe të buxhetit për arsimin këtë vit dhe rënie të shpërndarjes së teksteve shkollore. Mehmetaj i kërkoi llogari ministres Nikolla në lidhje me bursat. “Pse nuk ka rritje të bursave për studentët sipas parashikimit? Në 2 vite doktoraturat janë të bllokuara. Sistemi E-Learning nuk është funksional. Janë bërë shumë pak ndërhyrje për objektet shkollore”, u shpreh deputetja e LSI. Nga ana tjeër, ministrja Nikolla u përgjigj duke thënë se është rritur numri i personave që kanë përfituar tekste shkollore falas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency