Vdes gjatë turnit të punës/ Punonjësi mbulohet me çadra dhe marketi vijon biznesin

0
106

Trupi i një punonjësi të ndjerë që vdiq gjatë turnit të punës, u la në dyshemenë e një supermarketi i mbulur me çadra teksa dyqani vazhdonte të qëndronte hapur për biznes.

Menaxheri i shitjeve Manoel Moisés Cavalcante, 59 vjeçar, vdiq nga një atak kardiak në dyqanin në Recife, Brazil javës që shkoi. Atij i ishte dhënë ndihma e parë nga mjekët e ambulancës të cilët nuk mundën ta shpëtonin.

Por në vend që të mbyllnin menjëherë dyqanin, anëtarët e tjerë të stafit vetëm mbuluan trupin e të ndjerit me çadrat që shisnin vetë e disa kartona, dhe vijuan punën.

Kompania është detyruar të kërkojë falje pasi pamjet e incidentit u bënë virale në rrjet. Në deklaratën e tyre thuhej se veprimi ishte ‘mungesë respekti’, por ata justifikoheshin se stafi kishte ndjekur udhëzimet për të mos lëvizur trupin nga vendi i vdekjes deri në ardhjen e autoriteteve përkatëse.

Në deklaratën e kompanisë thuhej: “Carrefour kërkon falje për trajtimin e papërshtatshëm të zotit Moisés Cavalcante, viktimë e një ataku kardik në dyqanin në Recife. Ne theksojmë se sapo punonjësi i shitjeve nisi të ndjehej keq, iu dha ndihma e shpejtë sipas protokollit të shpëtimit dhe pasi ai ndërroi jetë ne ndoqën protokollin e mos-lëvizjes së trupit të tij nga vendngjarja”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here