Takim/David Cameron dhe Hollande do të intensifikojnë kontrollet për personat që kalojnë mes dy shteteve

0
128

 

 

cameron-Hollande

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron është takuar me presidentin e Francës,, për të forcuar bashkëpunimin në luftën ndaj terrorizmit. Pas takimit kokë më kokë, palët kanë dalë në një konferencë të përbashkët, ku theksuan se dy shtetet në fjalë do të intensifikojnë kontrollet për të gjithë personat që hyjnë dhe dalin në Francë dhe Angli.“Ne kemi folur për të gjitha aksionet që do të ndërmarrim pas sulmeve të Parisit. Franca dhe Britani janë bashkë për të luftuar Shtetin Islamik. Do ta mposhtim ISIS duke bashkëpunuar, ne duhet të mbrojmë veten nga këto sulem makabre. Sot vendosëm të ecim më shpejt përpara. Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë BE. Do të kemi masa më të ashpra sigurie në të gjitha vende anëtare. Duhet të veprojmë përpara se të jetë shumë vonë. Do të ketë kontrolle me të rrepta të personave që hyjnë dhe dalin nga vendet tona. Këto masa i kem pasur edhe më herët, por tashmë fjalët do t’i kthejmë në vepra. Britania e Madhe aktualisht ka nisur fushatën për nevojën e sulmeve ajrore si një domosdoshmëri për të luftuar Shtetin Islamik. Jam i bindur se sikurse Franca ka ndërmarrë sulmet ajrore në Siri edhe Britania duhet të bëjë të njëjtën gjë.  Kemi biseduar edhe me Obamën dhe Putin, është e domosdoshme për të luftuar këtë djall të keq. Bota ishte e bashkuar në Nju Jork, bota u bashkua edhe me Parisin. Ne treguam solidaritetin tonë”, tha Cameron.Ndërsa presidenti i Francës, Hollande tha është biseduar për mënyrën se so do të veprohet në Siri dhe se Assad nuk mund të jetë më pjesë e të ardhmes së Sirisë. “Assad nuk mund të jetë pjesë e të ardhme të Sirisë, ky është një nga vendimet që ne morëm. Kemi vendosur edhe për mënyrën si do veprojmë në Siri. Kemi qenë objektiv për zgjidhjen e krizës në Siri. Në nivel europian ne kemi marrë një vendim dhe për njohjen e pasaportave. Do të ketë kontroll specifike për njerëzit që hyjnë dhe dalin në Francë, por edhe në Angli”, tha Hollande.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency