Deklarata e fortë e ish-deputetit të Rilindjes: Kandidati i Ramës, akuzohet për vrasje…

0
139

Ish-deputeti i Rilindjes, Eduart Ndocaj, tashmë kandidat i pavarur për bashkinë e Lezhës, ka hedhur akuza të forta në drejtim të rivalit të tij në zgjedhje, kandidatit të Rilindjes, Pjerin Ndreu.

Sipas Ndocajt, ish-ministri i Rendit, Igli Toska, ka akuzuar Ndreun për tentativë vrasjeje.

Postimi i Ndocajt

Pjerin Ndreu akuzohet për tentativë vrasjeje

Ministri i Rendit Igli Toska ka bërë publike dje akuza të rënda ndaj ish drejtuesve të policisë. Pjerin Ndreu është akuzuar për vrasje të ngelur në tentativë, e shpërdorim tenderash. Ilirjan Dida është akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike e abuzime në tendera.

Ish Drejtori i Policisë së Tiranës, kryekomisar Pjerin Ndreu akuzohet për vrasje me dashje në bashkëpunim me një person tjetër, e ngelur në tentativë, tha dje ministri i Rendit Igli Toska gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar për Rendin dhe SHISH-in. Ministri deklaroi para komisionit se në Prokurori janë dërguar 4 kallëzime penale për ish drejtorin Ndreu, të cilat konsistojnë në: “vrasje me dashje në lidhje me një krim tjeter, në bashkëpunim, e mbetur ne tentative me nr.576 datë 21.04.2004.

Per veprime arbitrare (ka penguar punonjesit e policisë në kryerjen e nje detyre të ngarkuar më parë si dhe shoqërimin e tyre në ambjentet e policisë me urdhër verbal arbitrar). Për shpërdorim detyre në tenderin e karburantit referuar me datën 16 prill 2004. Për shpërdorim detyre nëpërmjet dhënies së urdhrit të paligjshëm lidhur me shpenzimet në telefoninë fikse nr.357 date 05.03.2004. Material shtesë për çështjen e pasaportave të rifilluar nga Prokuroria e Gjirokastrës.”

Përsa i përket akuzës së parë që është shumë e rëndë dhe tregon për një tentativë të Pjerin Ndreut, kur ishte drejtor i Policisë së Tiranës, për të vrarë një person. Kjo ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur një vit më parë në Tiranë. Pjerin Ndreu në bashkëpunim me një person tejëtr të njohur publikisht, kanë tentuar të vrasin Petrit Lleshin, i cili ka qenë person i kërkuar për vepra të tjera penale. Petrit Lleshit, policia e Tiranës në atë kohë i mveshi veprën penale të vrasjes së biznesmenit Florian Vila.

Këtë version e rrëzoi Prokuroria. Ndërkohë që operacionin për arrestimin e Petrit Lleshit po e zhvillonin Forcat Speciale, në vendngjarje kanë shkuar Pjerin Ndreu dhe një person tjetër, i cili nuk është efektiv i policisë, dhe kanë qëlluar mbi të. Ndërsa akuzat e fundit ndaj Pjerin Ndreut që ka të bëjë me pasaportat në Gjirokatsër, është publikuar edhe më parë nga Ministria e Rendit

.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here