Takim /Rama – Tusk , terrorizmi një sfidë e madhe

0
144

 

TUSKKryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë, deklaruan se “lufta ndaj terrorizmit është sfida më e madhe me të cilën po përballet Evropa dhe bota sot”.Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Kryeministri Edi Rama komentoi sulmet terroriste në Paris, ndërsa siguroi se “nuk ka vend për panik dhe nuk ka vend për të ndryshuar asgjë, pasi Shqipëria nuk është as më shumë e as më pak e rrezikuar se vendet e tjera”.Lidhur me krizën e refugjatëve, Rama tha se “Shqipëria nuk është prekur nga kriza e refugjatëve dhe nuk është pjesë e korridorit ku ata kalojnë, por e siç e kemi thënë me ardhjen e stinës së dimrit nëse ndryshojnë korridoret e kalimit të refugjatëve, ne jemi të gatshëm të mbështesim Europën edhe në këtë drejtim”.Nga ana e tij, Donald Tusk vlerësoi gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar në zgjidhjen e krizës së refugjatëve. “Ballkani Perëndimor është në pararojë të tranzitit të refugjatëve”, tha ai.Më herët dy zyrtarët e lartë dhe delegacionet respektive zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, në ambientet e kryeministrisë.Ndalesa e Tusk në Tiranë është pjesë e një turi 24 orësh që Presidenti i Këshillit Europian po zhvillon në Ballkan. Tusk nisi turin e vizitave të shtunën, ku fillimisht është takuar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd. Pas konferencës me Vuçiç, Tusk ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku u prit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha.Po të dielën, Tusk do të shkojë në Maqedoni ku do të takohet fillimisht me presidentin, Gjorge Ivanov dhe më pas me kryeministrin, Nikola Gruevski.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here