Kreu i Bashkisë /Sheshet kthehen në ambiente festive, Tirana kryeqyteti i festave këtë vit

0
127

erion-veliaj1-e1430662384388

 

Bashkia e kryeqytetit, përveç shesheve qendrore të Tiranës, ka kthyer një tjetër hapësirë publike në ambient festiv, në kuadër të festave të fundvitit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte dje i pranishëm në parkun përballë stadiumit “Selman Stërmasi”, ku ndoqi aktivitetet e shumta të organizuara në prag të festave. “Më vjen mirë që fryma e festave po shpërndahen në çdo lagje të Tiranës. Përveç sheshit “Skënderbej” dhe sheshit “Nënë Tereza”, edhe ky shesh është kthyer sot në një hapësirë fantastike për komunitetin. Kjo do të thotë se kur bashkia do, bashkia mundet”, – tha Veliaj. Gjatë fjalës së tij Veliaj foli edhe për punën e bërë deri tani nga institucioni që ai drejton, ku sipas tij Bashkia e Tiranës do të jetë e angazhuar për të vazhduar punimet në këtë ritëm që kanë nisur. “Agjencia e Parqeve dhe Njësia Administrative nr. 5 nuk kanë pasur shumë financa, por duke mbledhur komunitetin, artizanët, ata që prodhojnë produkte lokale, ekipet e federatës së kuajve, bandën frymore të qytetit, kanë mundur që të sjellin gjallëri në qytet”, – tha Veliaj. Sipas tij, kjo tregon se Tirana është një komunitet dhe si i tillë kujdeset që qyteti të ruhet, të zbukurohet, të mos vandalizohet, të mos shkatërrohet dhe të gjithë ta shijojnë e të festojnë. Sipas kreut të baskisë së kryeqytetit këtë vit Tirana është padyshim epiqendra e festimeve, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët në rajonin tonë. “Më vjen mirë që edhe emigrantët që po kthehen nga pushimet shikojnë një atmosferë realisht evropiane në Tiranë. Dua t’i uroj të gjithë qytetarëve: ‘Gëzuar festat!’ Është një mundësi fantastike për të qenë bashkë, mundësi fantastike për të konsumuar produkte lokale, një mundësi fantastike për të menduar plane të reja dhe të bukura për vitin që na pret”, -përfundoi Veliaj. Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, theksoi se është bërë një përpjekje maksimale me njësinë nr. 5, pothuajse pa asnjë shpenzim nga buxheti i baskisë, çka sipas tij vërtetohet që me vullnet dhe pasion, gjërat bëhen. Ndërsa administratorja e njësisë nr. 5, Violeta Kile, falënderoi të gjithë mbështetësit e aktivitetit për kontributin dhe ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e këtyre festimeve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency