Roli i Abdeslamit në sulmet e Parisi

0
142

 

aaaa

Roli i  vërtetë i  Abdeslamit në sulmet në Paris ishte kur ISIS lëshoi një mesazh në mëngjesin e ditës së nesërme, pas sulmeve.Ata në mesazhin e tyre flisnin për “tetë vëllezërit” – por policia kishte identifikuar vetëm shtatë – dhe po ashtu ata glorifikonin sulmet e tyre terroriste në distriktin e 10, 11 dhe 18 – në distriktin e 18 në fakt nuk kishte pasur sulme – vendi ku ishte gjetur e parkuar vetuar e zezë e Abdeslamit.Salah Abdeslam është njeriu i vetëm që dyshohet për sulmet e Parisit dhe ende është gjallë. Përkundër se ai po kërkohet nëpër të gjithë Europën, Abdeslam vazhdon të jetë i pakapshëm.Këtu fillon misteri. Cili ishte roli i Abdeslamit? A duhet ai të kryente një sulm të veçantë i vetëm, por diçka shkoi keq? Apo duhej t’u bashkohej sulmuesve në teatrin Bataclan? Apo detyra e tij ishte organizimi i sulmit dhe kthimi në Bruksel, për organizimin e një sulmi tjetër?Cilido të ketë qenë plani, Abdeslam arriti t’u ikë forcave të rendit në Francë dhe siç besohet rreth orës dy më mëngjes ai kishte bërë një thirrje në Bruksel dhe kishte kërkuar që nga atje të vinin për ta marr në Francë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here