Topalli: I dashur shqiptar, hiqja maskat rregjimit

0
151

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes maxhorances dhe opozites ne lidhje me Reformen ne Drejtesi.	/r/n/r/nLawmaker Jozefina Topalli speaks during a parliamentary session.

“Ndofta kombi ynë do kish sot një faqe tjetër, fare të ndryshme nga e sotmja, po të qe populli pak më serioz dhe t’i gërmonte punët pak më thellë e me më tepër gjykim.
Mjerisht, ne shqiptarët jemi njerëz superficialë, njërës që shohim vetëm cipën dhe nuk çajmë kokën të hyjmë në të thellat.
Mjafton për ne që të na thonë se kemi qetësi, pa se vriten njërës dita me ditë (e në mes të ditës), se bëhen vjedhje, se grabitet mall e gjë toptan, se rrëmbehen gra e bëhen qindra turpe të tjera, aqë na bën. ” shkruante Konica.

Sot shume jane te vetdijshem se kemi precipituar ne nje krize ekonomike pa precedente, kemi rene ne nje depresion qe vret ndermarrjen, qe mbyll vende pune per te rinj , per burra e gra,qe fut ne ankth prinderit, qe kercenon sigurine ekonomike te qytetareve , kercenon te ardhmen.
Por mjafton qe KM te thote se po bejme reforma dhe deputete e maxhorances te heshtin, apo si aktore te perserisin ca i thote kryetari .nderkohe qe 200 000 shqiptare kane aplikuar per loterine amerikane me shprese e me lutje qe te jene fatlume ne kete loto!

Ndofta vendi jone sot do kishte nje faqe ndryshe, krejt tjeter nga kjo qe kemi sot, sikur shqiptaret te vendosin te kerkojne llogari per premtime te pambajtuta te kryetarit te partise dhe qeverise!

Parlamenti yne sot do kishte nje faqe tjeter, krejt ndryshe nese brenda partive politike do kishte demokraci dhe proces merite ne paraqitjen e listes se kandidateve per kryetare bashkie apo deputeteve nga kryetaret e partive!
Sot ne Kuvend nuk do merreshim me dekriminalizimin nese Rama nuk do kishte futur ne lista emrat e turperimit te vendit dhe nese shqiptaret do ia kishin refuzuar listen .

Sot ndoshta kombi yne do kishte nje faqe ndryshe edhe nese ne Kosove nuk do ndodhnin ato skena ,qe nuk do donim kurre ti shikonim e qe tani i shohim edhe ne mediat nderkombetare per te mjerin fatin tone!

Sot vendi yne ndoshta do kishte nje tjeter faqe, krejt ndryshe po qe se populli nuk do ikte per gjermani por do conte qeverine ne emigracion permes protestes dhe vendosnerise se tij:
Po qe se biznesi i vogel, i mesem, do refuzonin me force represionin e shtetit te marre , ne luften e tij ” patriotike” per kuponin;
Po qe se studentet do guxonin ti dilnin zot vehtes e te ngiheshin kundra ligjit te arsimit qe rrit pagesat per studim apo thene me thjeshte i mbyll dyert e shkolles atyre qe jane te varfer!;
Po qe se pushteti politik te mos ishte peng i lobimeve te klienteles qe po e han gjalle kete vend;
Po qe se te rinjte do ngriheshin kundra korrupsionit e babezise se pushtetit te kalbesirave morale;
Po qe se te rinjte behen gjithe bashke e vendosin te jetojne ketu , te gjejne pune ketu dhe te ndertojne jeten e endrrave te tyre ketu;

Sot shqiperise nuk do i ishte refuazuar hapja e negociatave ne se ky rregjim nuk do e conte vehten deri aty sa
Depaetamenti i shtetit te shkruante:
:”…..Eshte e turpshme qe në parlament ka të dënuar për trafik njerëzish. Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Qeveria nuk ka plotesuar as standartet minimale ne luften kunder trafiqeve”
Sot rregjimi i kalbur i ngjitur pas parase dhe i pangopur nuk do luante me mjerimin e popullit te tij qe vuan varferine dhe pasigurine, po qe se do behej opozite e forte dhe me e vertete!
Si mund te kete nje fetyre tjeter vec kesaj qe ka sot ky vend kur:
Notat ne universitete blehen me leke
Kur votat blihet me leke
Kur kandidaturat per kr bashkie apo deputet blihen me leke
Kur tenderat merren me perqindje
Kur koncesionet merren ne shkembim te parase se madhe apo te aksioneve brenda
Kur nje vend pune blihet me leke
Kur vendimet e drejtesise peshohen me leke, kur ne spital do pagush leke, kur ne administrate per nje leter , per nje dokument duhet te japesh leke
Kur ne hipoteke duhet te lesh cdo gje qe ke:
E kane bere dugaje( dyqan).Por shtepia e dijes nuk eshte pazar.
Ne tempuj nuk shitet e nuk blihet.Tregu eshte bere tempull. Eshte nje creegullim i madh.,eshte degradim total.
Ndaj i dashur shqiptar
Mos prano me te ule ne gjunje.Rregjimi nuk eshte i pakthyeshem..Ngrije koken mbi veshtiresite e ndryshme. Hiqja maskat rregjimit
Dhe qendroni fort peballe te keqes me te shemtuar- korrupsionit! Ngado qe te vije ai, nga cilado parti!
Ju e keni ne dore
Refuzoni cdo politikan te korruptuar.Refuzoni vdo qeveri te korruptuar.
Nena , ju qe djemte, femijet ju kane marre rruget e botes; juve qe ju dridhet shpirti duke mendu ca bejne femijet tuaj ne vendet e huaja
Ju e dini se varferia juaj vjen nga korrupsioni
Ju e dini se djali juaj do ishte me ju ne shtepi nese ketu do kishte vende pune, por korrupsioni i shkaterron vendet e punes!
Mos votoni me politikan te korruptuar!
Denoni korrupsionin! Mos beni idhudh te pasurit!
Mos u trembni nga forca e parase apo e pushtetit te tyre!
Ju ndoshta nuk e dini , por sikur ta dinit se sa frike ka qeveria nga ju, sot vendi yne do ishte me nje faqe ndryshe, krejt tjeter nga kjo qe shihni sot!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here