Friday, March 29, 2024
Home Aktualitet Hoxha: Tahiri të tregojë kujdes për jetën, po foli qeveria do të...

Hoxha: Tahiri të tregojë kujdes për jetën, po foli qeveria do të rrëzohet!

0
380

Largim i Saimir Tahirit nuk është një ngjarje që do të kalohet kollaj, pasi ish Ministri i Brendshëm është tashmë një kërcënim serioz për maxhorancën socialiste.

Deklarata është bërë nga gazetari i njohur Artan Hoxha, i cili i ftuar në emisionin Opinion, është shprehur se nëse Tahiri vendos të flasë, atëherë ai mund të rrëzojë qeverinë.

Hoxha: Tahiri është i kërcënuar nga maxhoranca jo nga opozita. Nëse flet Tahiri atëherë bie qeveria. Tani pyetja është se cfarë , Tahiri cfarë interesi ka për të rrëzuar këtë qeveri dhe cfarë favoresh do të ketë për të.

Fevziu: A ka një marrëveshje mes Ramës e Tahirit?!

Hoxha: Unë nuk besoj se ka një deal. Ajo që lexova ishte deklarata më e ashpër që ka dhënë ndonjëherë. Kam parë mesazhe të qarta që ai ia ka çuar jo vetëm Ramës por një grupoi të fuqishëm në PS.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi sonte në “Opinion” se Saimir Tahiri përbën një rrezik për mazhorancën nëse vendos të flasë. Hoxha u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se nëse Tahiri do të flasë, maxhoranca bie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here