Zanfina, kundër martesës

0
148

3073679465_1_3_arN6K7JJKëngëtarja Zanfina Ismajli, e cilësuar si femra me trupin më të bukur, është shfaqur së fundmi në një bashkëpunim me Noizy-n. Këngëtarja këtu i këndon një fenomeni negativ të shoqërisë sonë, siç është dhuna ndaj grave. Projekti është pritur shumë mirë nga fansat dhe mediat, por jashtë saj, vëmendja më e madhe është përqendruar tek jeta e saj private. Dy vite më parë, në një intervistë për mediat, ajo pati thënë se nuk është aspak romantike dhe nuk ëndërron fare fustanin e bardhë. Me sa duket, Zanfina deklaron po të njëjtën gjë edhe në këtë kohë. Ajo pohon se nuk është romantike dhe nuk ëndërron dasmën si vajzat e tjera. Zanfina është në një lidhje shumëvjeçare me një biznesmen nga Kosova, për të cilën ajo nuk dëshiron të flasë shume nëpër media. Duket sikur shpirti punues i saj është në piedestal, pasi thotë se këtë verë do të jetë shumë e angazhuar dhe nuk di nëse do të ketë kohë për pushime me të dashurin e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency