Këngëtarja Genta Ismajli është parë këto kohë në momente mjaft intime me futbollistin shqiptar Lorik Cana. Çifti është parë dhe fotografuar në një lokal ku duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Genta në këtë foto duket mjaft e lumtur në krahët e Lorikut. Janë parë duke u puthur dhe kërcyer së bashku, duke kaluar momente të bukura. S’e dimë deri ku shkon miqësia e tyre e ngushtë, le të presim të rejat e fundit të Gentës. Këngëtarja së fundmi ka deklaruar për mediat se ajo është single dhe nuk ka asnjë angazhim për momentin. Është vlerësuar gjithmonë për akrobacitë e veta dhe skupet mediatike lidhur me këtë fakt. Genta Ismajli, pavarësisht muzikës, ka pasion kërcimin, ndaj dhe kësaj radhe ne e shohim në një ambient festiv, në të cilin kërcehet. Vëmendja është përqendruar tek ajo kohët e fundit, falë aktiviteteve të ndryshme që ajo ka pasur, si ish-anëtare jurie tek “Gjeniu i vogël” paparacët janë ata që i janë vënë pas Gentës për të mësuar më tepër rreth jetës së saj private.
06
Jul
Jul

Genta Ismajli në shoqërinë e Lorik Canës
-
- July 6, 2013
- 0
- 2 min read