Për lehtësitë fiskale të qeverisë/Basha: Rama u kap 2 herë me presh në dorë brenda 10 ditëve. Nuk zgjidhet kriza me kopje nga PD-ja

0
195

basha deklarate

 

“Populli thotë: “Nuk mbahet shtëpia me miell hua” dhe as qeveria nuk mbahet duke kopjuar opozitën”

 

Gëzim Saliu

 

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, reagoi dje ndaj lajmërimit të Kryeministrit Rama për ulje taksave për rreth 100 mijë biznese të vogla, ku pritet që lehtësimin më të madh ta ketë fasha e bizneseve me xhiro nga 0 deri në 5 milionë lekë në vit. Përmes një konference nga selia blu, kryedemokrati deklaroi se me këto propozime, kreu i qeverisë dhe ekzekutivi që ai drejton kanë kopjuar alternativën e opozitës për biznesin dhe në tërësi për rimëkëmbjen e ekonomisë. “Brenda 10 ditësh e kemi kapur 2 herë me presh në duar. Para 10 ditësh kopjoi propozimin tonë për pullën fiskale dhe sot propozimet tona për detaksimin e biznesit të vogël. Në këtë rast deri në 50 milionë lekë se deri aty arriti ta shikonte kopjen që po bënte. A zgjidhje problem i krizës ekonomike së shqiptarëve duke kopjuar nga një kryeministër që është kryekëput përgjegjësi për situatën ekonomike ku është vendi?!”, – theksoi Basha.

 

Reagimi

Sipas Bashës, 73 mijë të papunët vetëm në muajin shtator-tetor dhe 100 mijë shqiptarët e larguar për një vit janë pasojë e keqqeverisjes së kryeministrit Rama. “Në këtë klimë represiviteti, dhune, brutaliteti, ekonomia jo vetëm është tkurrur por është në hemorragji. Edi Rama me politikën e tij të mbrapshtë të rritjes së taksave, me të vetmin model të propagandës me regji qendrore, nuk ofron asgjë zgjidhje. Kjo krizë nuk na vjen nga Zoti, kjo krizë nuk është fatalitet por është produkt i Edi Ramës dhe politikave të tij në këto dy vite”, – tha ai. Më tej kryedemokrati theksoi: “Nuk mund të them që më vjen keq që kopjon pjesë të propozimeve tonë sepse qëllimi i paketës tonë të shpëtimit është të ndalë rrokullisjen ekonomike, është tu ofrojë shqiptarëve një rrugëdalje nga kriza “Rama””. Por sipas Bashës kopjimi i keq dhe pjesë- pjesë i alternativës së opozitës nuk sjell zgjidhje për hallet e shqiptarëve. “Por si çdo kopjac i keq nuk arrin dot të marrë konceptin, tërësinë e alternativës tonë. Ashtu si ai që kopjon në provim, një rresht këtu dhe një rresht aty por nuk kupton asgjë. Nuk arrin t’i kuptojë dhe nuk arrin ti zbatojë sigurisht në tërësinë dhe unitetin e tyre planin e masave që ne u propozojmë shqiptarëve sot, alternativën tonë. Ashtu siç populli thotë: “nuk mbahet shtëpia me miell hua”, as qeveria nuk mbahet duke kopjuar opozitën e vendit tënd”. Në këtë kontekst, kreu i PD-së tha se lajmi i ditës ishte pikërisht kopjimi i propozimeve të opozitës nga ana e mazhorancës qeverisëse. “Sillet nga sillet, me kërbaç, me libër gjobash, me fjalorin e tij prej llaçi, prapëseprapë kryeministri kthehet e gjen si zgjidhje, zgjidhjet e opozitës, zgjidhjet e Partisë Demokratike, zgjidhjet e Lulzim Bashës. Kopjon pullën fiskale, kopjon detaksimin e biznesit deri në 50 milionë lekë. Por konceptin nuk e ke të qartë. S’mund ta kesh të qartë sepse nuk është e jotja z. 200 milionësh”. Nga ana tjetër Basha pohoi se kjo tërheqje e kryeministrit erdhi për shkak të protestave të qytetarëve të cilët janë ngritur kundër keqqeverisjes dhe varfërimit të mëtejshëm të tyre. “Po pse tani?! Sepse ka frikë sepse e ka parë që njerëzit janë ngritur në protestë e në revoltë, se zemërimi popullor po derdhet në rrugë, i studentëve, i të rinjve, i sipërmarrësve, të vegjël, të mesëm e të mëdhenj, i të papunëve, i pensionistëve që ka dy vite që i gënjen e i mashtron… Tani dëshiron vetëm të fitojë më shumë kohë për të shtuar zullumin, vjedhjen, korrupsionin. Prandaj, deri në momentin që të çohemi të gjithë së bashku e ta heqim dorën e tij vjedhacake nga xhepat e çdo shqiptari, Edi Rama do të vazhdojë të prodhojë krizë, depresion dhe dramë në çdo familje shqiptare”, – deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.

Lideri i opozitës Lulzim Basha zgjodhi ta nisë ndryshe konferencën ku “shigjetoi” kryeministrin Edi Rama për nismën e radhës që zeron taksën e biznesit të vogël me xhiro vjetore deri në 50 milionë lekë të vjetër. Kryedemokrati e çeli konferencën duke ju drejtuar gazetarëve e duke i kërkuar të fusin lekët në xhep për të parë se sa lekë kanë. Një shenjë simbolike kjo me të cilën kreu i PD-së deshi të tregojë se xhepat e shqiptarëve janë varfëruar dhe fajtor për këtë situatë është kryeministri Edi Rama.

 

Detaj

Basha- gazetarëve: “Futeni dorën në xhep. Futeni! Nëse keni një dorë tjetër aty, është dora e Edi Ramës. Po s’i gjete lekët që ke marrë me vete sot, t’i ka marrë qeveria. Po pate më pak, prapë qeveria t’i ka marrë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here