Noka, ministrit:Vjedhës kasetofonash, hashashxhi. Tahiri: Paskam pirë edhe bar?!

0
141

Ajo që pikasi  në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ishte shpërthimi i deputetit të PD-së Flamur Noka. Ky i fundit ishte i papërmbajtshëm në drejtim të numrit 1 të rendit të sigurisë në vend duke e akuzuar atë për lidhje me trafikantët. Ndërhyrjet e kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho dhe deputetëve të majtë në komision në mbështetje të ministrit ishin fare pa efekt, aq sa edhe ndërprerja e mbledhjes për 10 minuta nuk ndikoi aspak në qetësimin e situatës

tahiri ne Komision

Tahiri:Në vitin 2013, progres raporti i BE e cilësonte të korruptuar Policinë e Shtetit.

Noka: Para se të gënjesh sill këtu raportin. Mos gënje. Ky është shkresa që të ka bërë drejtori ty

Tahiri: Paturpësinë tënde për të moslexuar nuk e kontrolloj dot unë

Braho, Nokës: Mbledhjen e drejtoj unë. Do të të nxjerr jashtë…

Noka, Tahirit pa mikrofon: Ti je një trafikant. Mashtrues dhe i pafytyrë. Gënjeshtra të pacipa këto që thua për kohën kur PD drejtonte ministrinë. Gënjeshtra e mashtrues

Tahiri: Mbaji nervat….

Noka: Ato raporte që lexoi të na i japë ne. Këtu është para deputetëve. Nuk është në laboratorin e drogës që e dogji për të fshehur provat.

Braho: Flamur…do ikësh jashtë po të them

Noka, Tahirit pa mikrofon: Nxirri raportet o kokrra e mashtuesit….

Lutaj pa mikrofon: Nxirrini kamerat jashtë se pushon vetë Flamuri…

Noka: Ju s’e keni problem t’ju mashtrojë. Ai ka dy vjet që ju shkel me këmbë juve..

Stërkaj pa mikrofon: Nxirrni mediat jashtë….

Çuko pa mikrofon: Jo. S’e nuk flet Flamuri pastaj.

Braho: O Flamur… çfarë ke pirë sot?

Noka pa mikrofon Brahos: Ministri të premtojë që nuk do gënjejë…ndryshe nuk e lëmë të flasë.

Braho: A do na premtosh z. Ministër?

Tahiri: Niveli i Policisë së Shtetit ishte tmerrësisht i ulët. E gjetëm policinë më injorante. Gjetëm në Policinë e Shtetit, policët më të plakur në rajon e Evropë, policinë më pak të arsimuar në çdo vend tjetër, me analfabetë e injorantë.

Noka: Ti je ministri më debil. Si mund të quash injorante Policinë e Shtetit. Jepini të pijë ilaçet ose nxirreni jashtë. Si mundet një palo trafikant të fyejë Policinë e Shtetit?

Ndërpritet mbledhja…. rinis pas 10 minutash

Braho: PD kishte ardhur me mision për ta prishur mbledhjen. Dështoi dhe u largua

Pas 5 minutash pasi Tahiri po rifliste në Komision rishfaqen deputetët e PD-së

Tahiri: Shani e shpifni ndaj ministrit, por jo ndaj policisë. Kemi nevoje dhe ngjarjet në Paris na kanë treguar se duhet bashkëpunuar.

Noka: po si mor…..

Debatin e plotë e lexoni neser ne standard print 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here