Masat e sigurisë/Sulmet terroriste në Paris, policia dhe SHISH në gatishmëri. Kontrolle të shumta në kufi

0
102

 

SHShefi i Shërbimit informativ Shtetëror, Visho Ajazi, pas takimit me Presidentin Bujar NIshani, mbledh urgjentisht vartësit, duke caktuar dhe detyrat përkatëse dhe kalimin në gjendje emergjente.

 

Në kufirin shqiptar masat e sigurisë janë shtuar pas ngjarjeve tragjike në Paris. Më të rrepta ato duken në Portin e Durrësit dhe në pikën e kalimit kufitar me Kosovën, në Morinë. Në atë kënd të vogël të saj, edhe Shqipëria është futur në listën e vendeve me gatishmëri të lartë. Në Portin e Durrësit gjëra nuk janë më si më parë. E njëjta situatë paraqitet edhe në qytet. Numri i efektivëve të rendit që patrullojnë është shtuar. Shërbimet policore janë vendosur përgjatë shëtitoreve, ambienteve publike dhe në akset kryesore rrugore. Edhe në rrugën Shkodër-Muriqan ka prezencë të policëve dhe shtim të kontrolleve. Në pikën kufitare këqyrja e dokumentacionit bëhet në detaje. Police malazeze dhe ata shqiptare së bashku vëzhgojnë brezin e gjelbër. Por në Kakavijë situata duket ndryshe. Kjo pikë e kalimit kufitar nuk duket në gjendje alarmi. Kontrollet janë rutinë dhe pa asnjë përforcim forcash. Në Morine masat duken më të larta. Në të dy anët e kufirit ka radhë për shkak të kontrolleve të rrepta si nga pala kosovare, ashtu dhe nga ajo shqiptare.

 

SHISH dhe policia

Shefi i Shërbimit informative Shtetëror Visho Ajazi, pas takimit me Presidentin Bujar Nishani, mbledh urgjentisht vartësit, duke caktuar dhe detyrat përkatëse dhe kalimin në gjendje emergjente. Janë përcaktuar detyrat, ku më kryesoret janë mbikëqyrja e të gjithë personave me prirje radikale dhe ish-luftëtar të ISIS-it të cilët janë kthyer në Shqipëri. Mësohet se janë rreth 35 persona, të cilët kanë qenë aktiv në luftën në Siri por janë kthyer para hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon shtetasit shqiptar të marrin pjesë në luftëra jashtë vendit. Gjithashtu, pjesë e mbikëqyrjes nga SHISH janë edhe personat e tjerë me prirje radikale dhe ambiente ku mendohen se ata grumbullohen për aktivitetet të ndryshme. Nga ana tjetër edhe policia e shtetit, mësohet se ka kaluar në gatishmëri të përforcuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Burimet thonë se pas ngjarjeve në Parisë, policia ka zhvilluar një takim urgjentë duke kaluar në shërbime të përforcuara. Nga ana tjetër edhe shërbimet e efektivëve të RENEA-së e FNSH-së kanë kaluar në gatishmëri të plot dhe të përforcuar. Këto masa, janë ngritur për të evituar çdo incident të mundshëm apo veprim aktiv të personave me rrezikshmëri të theksuar të cilët janë evidentuar nga agjentët e SHISH.

 

Raporti i KE-së

Nga ana tjetër pak ditë më parë edhe në raport progresin e BE-së një pikë e veçantë i është kushtuar si asnjëherë më parë edhe luftës kundër terrorizmit dhe fenomeneve të tilla. Në raport thuhet se “Shqipëria është prekur nga fenomeni i luftëtarëve të huaj terroristë dhe radikalizmit”. Aty thuhet se rastet e gjuhës së urrejtjes duhet të trajtohen më me force nga autoritete. Fenomeni i luftëtarëve të huaj terroristë ka nevojë për një qasje të veçantë nga ana e komunitetit të inteligjencës dhe zbatimi i ligjit dhe një politikë koherente gjyqësore për shkelësit, thuhet në raport. Ndërsa në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar, në raport theksohet rritja dhe përmirësimi në masë të madhe të nivelit operacional dhe strategjik, duke nënvizuar se duhen hartuar mekanizmat e parandalimit, të përfshirjes së shoqërisë civile dhe komuniteteve fetare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here