EMRI/ E rëndë në Librazhd, 47-vjeçari i jep fund jetës…. Vuante nga depresioni

0
132

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd. 47-vjeçari Avni Alla, mësohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë pranë banesës së tij. Mësohet se ai vuante nga depresioni dhe kishte tentuar më herët që të vetëhelmohej.

Policia Librazhd/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2020, rreth orës 19:50, është gjetur nga familjarët dyshohet i vetvarur në një pemë pranë banesës, shtetasi A. A., 47 vjeç.

Nga hetimi paraprak dhe deklaratat e familjarëve dyshohet se vuante nga depresioni dhe se më herët ka tentuar të vetëhelmohet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here