Gjendet i pajetë në banesë 38-vjeçari në Elbasan, vëllai njoftoi policinë pasi…

0
118

 

Gjendet i pajetë në banesë 38-vjeçari në Elbasan, vëllai njoftoi policinë pasi…

shqetësuar ai fillimisht ka shkuar te apartamenti dhe ka trokitur gjatë, por dera nuk është hapur, ndërsa nga brenda dëgjohej zilja e telefonit celular të tij kur i bënin thirrje. Në këtë situatë i vëllai i tij i shqetësuar për fatin e 38-vjeçarit është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë e cila ka mbërritur menjëherë te hyrja e apartamentit.

Por duke u ndodhur para pamundësisë për t’u futur në banesë policia ka kërkuar ndihmën e PMNZSH. Punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë arritur hapjen e derës dhe policia ka konstatuar se 38-vjeçari i identifikuar si Leonard Murrizi banor i lagjes “Çlirimi” ishte pa sheja jete.

Trupi i tij është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit për t’i bërë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Policia lokale nuk bëri me dije detaje rreth dyshimeve paraprake të vdekjes së 38-vjeçarit.

balkan web

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here