SHISH: Ndjekësit e propagandës së ISIS gjithnjë e në rritje numri i tyre

0
165

 

ISISSipas një studimi rezulton se shqiptarët  në Ballkan janë ndër grupet më të shenjëstruara nga propaganda e ISIS. Rrjetet sociale janë mjetet që i ashtuquajturi shtet Islamik I Sirisë dhe Irakut përdor për të tërhequr mbështetës anembanë botës. Këtij fenomeni i kanë shpëtuar as qytetarët shqiptarë, madje sipas  një studimi të prezantuar sot nga zoti Fabian Zhilla, pedagog pranë universiteti në Tiranë, në kuadër të një program të Akademisë së Studimeve Politike “shqiptarët janë një ndër grupet më të shenjëstruara për rekrutim nga ISIS, duke përdorur forma të komunikimit si mesazhe video dhe mesazhe specifike vetëm për shqiptarët, ose në raste të tjera për “Muslumanët e Balkanit Perëndimor”.Sipas drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror shqiptar “Ne shikojmë këtu në Shqipëri, se numri i atyre që kycen në rrjete është në rritje”.Megjithatë drejtori i shërbimeve sekrete shqiptare vlerësoi si një element avantazhues faktin “që në shumicën dërrmuese të rasteve që ne kemi parë, të njerëzve që janë radikalizuar nuk kanë patur mbështetjen e familjeve të tyre dhe rrethit të ngushtë shoqëror”.Objektivi i propaganduesve dhe rekrutuesve të ISIS janë jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë por edhe ata në Kosovë e Maqedoni, të besimit musliman.Studimi, i cili ka analizuar mbi 270 mesazhe të faqeve propagandistike online në gjuhën shqipe, ose të përkthyer në gjuhën shqipe, si dhe prejardhjen e komentuesve dhe atyre që kanë bërë “Like/ Pëlqej”, ka nxjerrë edhe një hartë të zonave ku ka më shumë ndjekës dhe komentues. Në Shqipëri rezulton se ato janë Tirana dhe Shkodra, në Kosovë është Prishtina, ndërsa në Maqedoni Gostivari dhe Kërcova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here