Tatimet nxjerrin urdhrin / Ja si do të punojnë “spiunët”; shtyhet kontrata me të përkohshmit  

0
151

 

 

drejtoria e tatimevePas mbledhjes së Kryeministrin datë 5 tetor 2015 për luftën kundër informalitetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar në udhëzues të brendshëm me dy detyra në reja në shërbim të aksionit antiinformalitet, ku e para është rikontrolli dhe e dyta e ndërtimi i skemës funksionale të provokatorëve (spiunëve tatimore).

Në materialin që Drejtoria e Tatimeve ka bërë gati tashmë cilësohet se provokatorët janë punonjës që do të jenë pjesë e “150” punonjësve që tashme janë me kontratë pune në tatime. Numrin e tyre dhe ndarjen nëpër qytete do ta bëjë DPT. Baza ligjore dhe shpërblimi i tyre janë të zgjidhura me VKM për “500” punonjësit me kontratë të përkohshme.
“Por, meqenëse provokatorët do të kryejnë shpenzime të tjera për të kryer detyrën, kompensimi i këtyre shpenzimeve do të bëhet duke bërë ndryshim ligjor. Ministria e Financave bashkë me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, do të punojnë për kryerjen e ndryshimit ligjor” thuhet në materialin sekret të tatimeve.

DPT duhet të sjellë propozimet për objektin e provokimit. Orientimi është për kuponin fiskal. Ministria e Financave sugjeron nëse ka hapësirë të bëhet edhe për biznesin e madh për faturën tatimore. Gjithashtu, objekt mund të jetë edhe afishimi i çmimit. DPT mund të ketë propozime të tjera.

“Për provokatorët ka rëndësi detajimi i mbylljes së skemës. Është e qartë deri tani që ata do të kryejnë raportim te aplikacioni “komisariati dixhital” me një celular smart. Më pas çfarë do të ndodhë dhe si do të ndodhë? Si do të jetë bashkëpunimi i grupit punonjësit tatimor dhe potencialisht të krimit ekonomik? Si do të vërtetohet shkelja e ligjit nga subjekti i biznesit për të mos lënë vend për abuzim, kundërshti dhe padrejtësi? Kërkohet që të vendoset bashkëpunimi me drejtorinë e policisë së luftës kundër krimit ekonomik. Jo vetëm në rastin e konstatimit të shkeljes, por edhe të trajnimit të punonjësve. Duke qene një detyrë specifike mbi sjelljen, mënyrat dhe metodat e verifikimit jo të drejtpërdrejt të shkeljes së ligjit, pjesëmarrja e tyre në trajnim të punonjësve, së bashku me specialistë të DPT, është e domosdoshme” thuhet në dokumentin konfindencial.

Platforma e mësipërme mbetet e hapur për pasurim, korrigjim dhe saktësim. Këto duhen bërë sa më parë në mënyrë që operacionet në terren të fillojnë pa humbur kohë, sugjerohet në dokumentin në fjalë.

Me qëllim të hyrjes në këtë fazë të luftës kundër informalitetit dhe evazionit, DPT duhet të jetë e pajisur me burimet e nevojshme njerëzore. Për këtë:
a) “500” po ofron drejt fundit. Së afërmi, mbushen tre muaj punësim i përkohshëm. Nëse DPT ka nevojë për t’i mbajtur për më tej, duhet të bëjë kërkesë në MF për të ndryshuar VKM përkatëse për zgjatje afati. Së dyti, zgjatja e afatit lidhet ngushtësisht me mbulimin e shpenzimeve financiare. Ministria e Financave (MF) nuk ka fonde. DPT duhet të konfirmojë nëse ka fonde në dispozicion për të mbuluar gjithë periudhën e zgjatur të vazhdimit të kontratës me këtë grup punonjësish.

  1. b) DPT duhet të punësojë 150 punonjës të rinj. Nga pikëpamja ligjore, ata janë të mbuluar nga VKM për “500”. Nga pikëpamja financiare, do të vazhdohet të mbulohet nga fondi MF që ishte i destinuar për “500”, por që është përdorur për më pak.
    c) “150” duhen ndarë sa për nevoja të rikontrollit dhe sa për nevoja të provokatorëve. Kjo ndarje të bëhet në bazë të gjykimit të DPT si njohëse e drejtpërdrejt e nevojave.

 

Shtyhet kontrata

Ministria e Financave me një udhëzim të posaçëm vendosi të shtyjë edhe me tre muaj të tjerë kontratën me 500 tatimorët e rinj të punësuar qysh në maj për t’iu përgjigjur aksionit antiinfomalitet të qeverisë.

Në Vendimin e Qeverisë Nr. 857, datë 21.10.2015 që u botua dje në fletoren zyrtare kontrata e tatimoreve u zgjat edhe me tre muaj të tjerë.

Në maj të këtij viti qeveria vendosi të rekrutojë 500 punonjës të rinj tatimore me kohë të pjesshme.

Ata do të qëndronin të punësuar vetëm për tre muaj “part time” me vetëm katër orë në ditë. Kontrata që qeveria kishte lidhur me tatimorët rinj është për periudhën qershor-gusht.

Punonjësit e rinj janë marrë në punë për inventarizuar gjendjen e bizneseve të vogla kryesisht në Tiranë.

Të njëjtët burime shpjegojnë se, ky ekzaminim po bëhet në kuadër të luftës ndaj informalitetit të ndërmarrë kohët e fundit nga qeveria.

Por duke qene se aksioni do të vijojë të paktën përgjatë gjithë vitit që vjen, qeveria ka vendosur të zgjasë kontratën e tatimoreve edhe për tre muaj të tjerë me një mundësi të madhe rishikimi për shtyrje të mëtejshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here