Taksa e re /   Prona e patundshme, qeveria kërkon taksim edhe nga pronari, edhe nga përdoruesi  

0
135

 

Revoltohen ekspertët e të patundshmeve: Kjo do të rritë menjëherë çmimet e qirasë në tregun e lirë!

 

ministria e financaveErvin Kaduku

 

Jo vetëm ata që kanë pronë do të paguajnë për të, por edhe ata që e përdorin ose, siç njihen në jetën e përditshme, qiramarrës. Kjo është parashikuar në draftin e paketës së re fiskale që pritet të shoqërojë buxhetin e shtetit të vitit të ardhshëm. Sipas këtij drafti, subjekt i pagesës së taksës së pasurisë nuk duhet të jetë vetëm pronari ligjor, por edhe përdoruesi i pasurisë së paluajtshme.

Arsyeja kryesore e propozuar në paketë është pikërisht vlerësimi që i bëhet truallit, si pasuri e paluajtshme, ashtu sikurse është toka bujqësore apo ndërtesa. Për pasurinë e paluajtshme, qeveria ka propozuar që subjekt i pagesës së saj të mos jetë vetëm pronari legjitim, por edhe përdoruesi, nëse ka një të tillë.

Në këtë draft të paketës fiskale është parashikuar edhe vendosja e taksës së pasurisë mbi truallin në masën 5600 lekë/ha, 4200 lekë/ha dhe 1400 lekë/ha, kjo sipas kategorizimeve të rretheve. Arsyeja, sipas ekspertëve të financave, për vendosjen e kësaj takse është se trualli konsiderohet pasuri e paluajtshme njësoj si ndërtesa dhe toka bujqësore. Ndërsa të ardhurat për pushtetin vendor, po sipas këtij drafti, do të jenë rreth 180 milionë lekë, kjo bazuar në 50 mijë hektarë truall. Por a është mbledhur deri tani taksa e pasurisë nga pushteti vendor dhe a ka kapacitete për ta mbledhur atë? Referuar viteve të mëparshme, konstatojmë se taksa e ndërtesës akoma nuk është përvetësuar nga “kultura fiskale” e pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptarë. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, treguesit e të ardhurave të taksës mbi pasurinë, për vitin 9 muajt e këtij viti, rezultojnë të jenë në vlerën e 3.1 miliardë lekëve, një shumë modeste kjo, duke pasur parasysh numrin e ndërtesave në vendin tonë, ndërsa për të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 2.8 miliardë lekë. Edhe pse ndërtimi mori një hov të madh zhvillimi pas viteve `90, shumica e tyre janë ndërtuar pa leje, çka do të thotë se nuk janë të regjistruara dhe si pasojë nuk mund të paguajnë një taksë të tillë. Janë ndërmarrë një sërë politikash dhe janë ngritur institucione, që nuk kanë dhënë efektin e pritshëm në gjithë këto vite, duke sjellë edhe “mungesën” e fondeve nga taksa të tilla në buxhetin e shtetit. Ndërkohë, për të rritur nivelin e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga taksa e ndërtesës është hedhur ideja që në faturën e energjisë apo ujit të konsumatorëve mund t’u bashkëngjiten si detyrim për t’u paguar edhe taksa për banesat. Pavarësisht debateve dhe qëndrimeve të ndryshme, në këtë pikë kampet politike janë bashkuar, rreth nevojës së mbledhjes së kësaj takse, si një burim i pashfrytëzuar në 23 vitet e fundit. Ndërsa referuar paketës fiskale, taksa për banesat është njësuar duke u rritur nga 15 lekë për metër/katror që është aktualisht, në 30 lekë, për bashkitë e nivelit të parë, çka pritet të rrisë dhe të ardhurat nga kjo taksë. Edhe pse kjo taksë ekziston ligjërisht prej vitesh, mbledhja e saj mbetet në nivele të ulëta. Shkak për këtë nivel të ulët arkëtimi është edhe fakti se një pjesë e mirë e banesave nuk janë të legalizuara. Ndërkohë, po synohet të ndërtohet një bazë të dhënash ku të jenë të regjistruara të gjitha banesat. Ndaj, në këtë pikë, po shqyrtohet gjetja e një skeme të përshtatshme që përfshin të gjithë pronarët e ndërtesave, pavarësisht statusin ligjor të saj.

 

Ekspertja

Nuk është ligjore dhe e logjikshme që për një pronë të paguhet dy herë taksa. Kështu e shpjegon, këshilltare juridike pranë agjencive imobiliare, Ana Përtena, draftin që po diskutohet në paketën e re fiskale, për taksat vendore. Sipas këtij drafti, subjekt i pagesës së taksës së pasurisë nuk duhet të jetë vetëm pronari ligjor, por edhe përdoruesi i pasurisë së paluajtshme.

Sipas Përtenës, nëse ky draft do të bëhet efektiv dhe do të marrë fuqi ligjore, do të ketë një rritje të çmimit të qirave të objekteve të ndryshme, sidomos në banesa.

Drafti i paketës fiskale e hartuar nga ekspertë të Ministrisë së Financave, është ende në diskutim me ekspertë të FMN-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here