Stafi përpiqet t’i fshehë, ja 10 sekrete e Fast Food-eve që duhet t’i dini patjetër

0
397

Çdo person e di se çfarë është ushqimi i shpejtë. Ritmi i jetës inkurajon njerëzit që të vlerësojnë shpejtësinë, thjeshtësinë dhe shijen e ngopur.
Për këtë arsye, edhe pse jemi të vetëdijshëm që nuk duhet të hamë në Fast Food-e, e kemi të pamundur t’u shmangemi.

Por janë disa “sekrete” që punonjësit nuk na i tregojnë… por ne tashmë ua zbuluam.

Koha e duhur për të shkuar në Fast Food

Koha e duhur për të shkuar në një Fast Food është koha mes 11:00- 13:00 dhe 18:00-20:00. Në këtë orar ndoshta mund të jetë pak e vështirë për të gjetur tavolinë, por është e duhura pasi atëherë serviret ushqim i freskët.

Nëse doni disa patate të skuqura të freskëta, porositini pa krip

Patatet qëndrojnë të freskëta nëse nuk i hidhet kripë menjëherë pas skuqjes. Ju porositini ato pa kripë dhe më pas hidhjani vetë sa të dëshironi.

Era e ushqimit është marketingu më i mirë që bëjnë Fast Food-et

Duke kaluar nga një vend i ushqimit të shpejtë, është e vështirë t’i rezistosh aromës joshëse të ushqimit të shijshëm. Kjo ndodh për një arsye. Shumë restorante përpiqen të sigurohen që aroma e gatimit të arrijë hundët e njerëzve jashtë. Disa vende lënë hapur dyert e tyre të kuzhinës me qëllim.

Koka Kola është më e lirë se çaji, sepse stimulon oreksin.

Në vendet e ushqimit të shpejtë, sodat zakonisht janë më të lira se çaji. Kjo është për shkak se ata duan që njerëzit të blejnë më shumë soda: Është e pamundur të shuani etjen me një soda të ëmbël (dhe do ta blini përsëri dhe përsëri). Gjithashtu, dioksidi i karbonit stimulon oreksin.

Nuk është një vendim i mirë të jeni të parët 

 

Një përmirësim është një gjë e mirë, por jo kur bëhet fjalë për ushqim të shpejtë. Mos shkoni në vendet e ushqimit të shpejtë menjëherë pas kohës së tyre të hapjes: ata pastrojnë pajisjet e tyre të kuzhinës me kimikate që mund të qëndrojnë në makinat e kuzhinës dhe në mëngjes dhe të shkojnë direkt në ushqimin tuaj.

Ushqimi i shpejt ka më shumë kalori se 30 vjet më parë

Sot pjesët e ushqimeve tona të preferuara janë më të mëdha, dhe sigurisht kanë më shumë kalori. Një hamburger me djathë përmban 75% më shumë kalori krahasuar me “paraardhësin” e tij në vitet 1980. 20 vjet më parë patatet e skuqura ishin 2 herë më pak kalorike se sot, ndërsa pica ka 70% më shumë kalori.

Sasia e sheqerit në një milkshake tejkalon normën ditore që duhet të marrë çdo njeri me 2-3 herë

Milkshake është ndër pijet më të porositura sidomos në stinën e verës, por sasia e sheqerit në të kalon me 2-3 herë sasinë e nevojshme.

Çdo gjë është më e shijshme ta hash me duar

Sipas një studimi nëse një person ha me duar, pa pirunj dhe lugë, e shijon më shumë ushqimin, dhe sigurisht ha dhe më shumë. Fundja ky është dhe qëllimi i çdo biznesi.

Paisja për mbushjen e pijeve është shumë e pistë

Këto paisje janë të vështira për t’u larë. Imagjinoni sa bakterie, mikrobe dhe myk janë atje. Mjedisi me sheqer bën kushte shumë të mira për mikrobet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here