I dënuari me 10 vite/ Tjetër i arratisur nga komisariati numër 3, dy policë vihen në pranga

0
130

 

bledar zefiBledar Zefi, i dënuar me 10 vite burg nga drejtësia italiane për “Vjedhje me armë të organizuar nga një grup kriminal”, është arratisur mëngjesin e së martës nga ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë. 26-vjeçari me origjinë Fushë-Arrëzi u arrestua në orët e para të mëngjesit në Laprakë. Por pak orë pasi është mbajtur në komisariatin 3, ai u arratis, duke sulmuar një efektiv të policisë që po e shoqëronte. Dyshohet se ai e kishte menduar arratisjen gjatë qëndrimit në dhomat e paraburgimit. I ka kërkuar efektivit të policisë ta shoqëronte në tualet, por sapo ka dalë e ka shtyrë atë dhe është drejtuar për jashtë komisariatit. Zefi e ka pasur të thjeshtë të kalojë dhe rrethimin e rajonit, pasi me rikonstruksionin muret rrethuese janë hequr. Ngjarja çoi në ambientet e komisariatit drejtuesit më të lartë të policisë së Tiranës. Hetimet i ka marrë në dorë Prokuroria e Tiranës. Ndërkaq dy oficerë policie janë vënë në pranga për arratisjen e Bledar Zefit. Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, uniformat blu janë ndaluar pasi akuzohen për neglizhencë gjatë kryerjes së detyrës. Arsela Hajdini trupë shërbimi patrulle dhe Bajram Elezi ndihmës specialist në dhomat e sigurisë, janë vënë në pranga në mbrëmje nga ana e agjentëve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme pas nisjes së hetimeve. Sipas të dhënave të Policisë i ndaluari Zefi shfrytëzoi kohën kur shkoi për nevoja personale për tu arratisur, si pasojë e neglizhencës së efektivave të policisë. Kjo nuk është hera e parë që nga komisariati numër 3, arratisen personat e arrestuar. Në shkurt të këtij viti këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin “Stresi”, u hodh nga kati i dytëi këtij komisariati teksa po transferohej nga dhoma e paraburgimit në një nga zyrat e drejtuesve të policisë, ku do të kryente disa veprime procedurale. Ai ishte shoqëruar në polici pasi dyshohej se drejtonte makinën në gjendje të dehur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here