Në Honk Kong / Rama takon Guvernatorin Leung Chun-Ying: Shqipëria është një treg më i gjerë se territori i saj

0
117

 

 

Rama me guvernatorin e Honk KongutKryeministri Rama zhvilloi dje një takim me Guvernatorin Leung Chun-Ying në kuadër të vizitës që mbajti në Honk-Kong. Në këtë takim, kreu i qeverisë ftoi investitorët e Hong-Kongut të investojnë në Shqipëri pasi sipas tij ofrohen kushte të favorshme sa i takon pozicionimit gjeografik dhe lehtësirave në sistemin e taksave dhe tregun e favorshëm të punës. Ndërkohë nga ana e tij Guvernatori Leung Chun-Ying vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera dhe u angazhua për të nxitur investitorët vendas e të huaj për projekte në Shqipëri në fushën e turizmit dhe tregtisë. Në përfundim të takimi, Rama dha një prononcim për mediat ku theksoi se Shqipëria paraqet një treg më të gjerë se territori i saj. “Ne kemi dy vjet që po përpiqemi në mënyrë sistematike që të mbjellim farën e një ndryshimi të rëndësishëm në aspekt të investimeve të huaja direkte. Shenjat e para tanimë janë të qarta. Por ndërkohë puna vazhdon dhe ne shumë shpresojmë që edhe nga kjo pjesë e botës të ketë një interesim për Shqipërinë, po jo thjesht për Shqipërinë, por me mesazhin se kush investon në Shqipëri investon në një treg shumë më të madh sesa Shqipëria, duke pasur parasysh zhvillimin e rëndësishëm politik dhe të bashkëpunimit në rajonin tonë”, pohoi Rama. Më tej, kreu i qeverisë  paraqiti si sektorë ku Shqipëria është e fokusuar për të tërhequr investitorë si energjia, nafta dhe mineralet, turizmit, bujqësia si dhe manifaktura.  “Nuk është çështja sa jemi të gatshëm ne të përzgjedhim këtë apo atë vend, çështja është sa të gatshëm janë investitorët nga ky apo ai vend, për të synuar Shqipërinë dhe për të investuar në Shqipëri. Dhe kjo është përpjekja jonë”, deklaroi Rama.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here