Zbardhet skema, si do të trafikohej dhe shitej 1 ton kanabis në Milano

0
136

kanabis

 

Policia e Durrësit ka zbardhur skemën se si blerësit e drogës do të merrnin pakon e tyre. Një ton kanabis që u bllokua në port ishte porositur nga katër trafikant në Milano të Italisë. Katër ishin porositësit e drogës që u kap në Durrës. Të gjithë në Milano. Policia ka zbuluar skemën se si do të bëhej dorëzimi i mallit. Letra e bixhozit të vendosura mbi çdo pako të kanabisit shërbenin për të identifikuar blerësin apo personin që di te merrte lëndën narkotike. Me anë të figurave të letrave, trafikantët shqiptar kishin ndarë edhe sasinë e drogës, ashtu sikurse ishte porositur më herët nga grupi tjetër kriminal. Secila prej letra e ndryshme nga njëra tjetra, i përkiste një blerësi, i cili në momentin e tërheqjes së drogës, duhet të mbante në dorë edhe letrën identifikuese, në ketë rast, spathin, karron, maçin apo kubin. Vetëm në këtë mënyrë do të identifikoheshin porositësit nga grupi tjetër i trafikantëve të cilët do të mundësonin dërgimin e drogës deri në destinacion. Si në një lojë pokeri, trafikantët do ta kishin më lehtë të shkëmbenin porosinë, kundrejt vlerës monetare të përcaktuar më herët, pa ngatërruar blerësin. Ngarkesa me një ton kanabis sativa u bllokua në një kamion mbrëmjen e të dielës gjatë operacionit antidroge “Poker” në vijën e dytë të portit të Durrësit. Droga ishte e paketuar dhe futur në mes të stivave me dru që ishin deklaruar për eksport. Për këtë u arrestuan tre persona, Albert Doku, 51 vjeç, Ervin Pëllumbi, 36 vjeç nga Tirana dhe Gani Bushati, 55 vjeç nga Shkodra.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here