Adriano shpëton Milanin ndaj Sasuolos

0
162

Milan - Atalanta

Milani ka arritur më në fund të shënojë fitore, duke e mposhtur Sasuolon me rezultat të ngushtë 2-1. Kuqezinjtë kanë vuajtur për ta mposhtur skuadrën e Sasuolos, duke kaluar në epërsi vetëm falë një penalltie. Në minutën e 29-të, portieri mysafir Andrea Consigli u ndëshkua me karton të kuq pasi shkaktoi penallti, të cilën në gol e shndërroi Carlos Bacca. Pjesa e parë përfundoi me epërsi 1-0 për Milanin, ndërsa me të filluar e dyta mysafirët barazuan me një supergol nga gjuajtja e lirë e Dominico Berardit. Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli sulmuesi brazilian Luiz Adriano, i cili pas një asistimi të mirë nga Bonaventura dhe shënoi golin e fitores 2-1. Pas kësaj fitoreje, Milani ngritet në pozitën e 10-të me 13 pikë të tubuara, ndërsa Sasuolo ndodhet në pozitën e gjashtë me 15 pikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here