Kuotat e specializimit në mjekësi, aplikantët konkurrim për 97 vende

0
141

 

 

 Mjekët, farmacistët dhe dentistëtTarifa prej 115 mijë lekësh nuk ka pasur zbritje këtë vit, testimet online me rreth 100 pyetje

 

Specializimet në fushën e mjekësisë do të vazhdojnë edhe për vitin 2015-2016. Në “Fletoren zyrtare” u zbardhën kuotat e pranimit dhe tarifat për ciklin e tretë të studimeve për mjekësi, ku qindra aplikantë do të konkurrojnë për 97 vende, nga 365 kuota që ishin vitin e kaluar. Duke pasur parasysh mungesën e specialistëve në tregun e mjekësisë, janë krijuar më shumë kuota në dispozicion, përkatësisht për këto profile: kardiologji, anestezi reaminacion, diagnozë me imazhe okuliste, gjinekologji apo pediatri. Ndërsa zero kuota janë: psikiatri e fëmijëve, shëndeti publik, neurokirurgji, mjek familjeje, mjekësi interne dhe ligjore. Ndërkohë të tjera mundësi janë krijuar për pesë familje shqiptare, të cilat jetojnë jashtë trojeve tona. Këto të fundit duhet t’u nënshtrohen disa procedurave konkurrimi, njësoj si kandidatët e tjerë të cilët aplikojnë në fushën e mjekësisë. Të drejtën për të aplikuar në specializime afatgjata, në një nga fushat mjekësore, e kanë të gjitha ata që tashmë e kanë kaluar me sukses provimin e shtetit, duke zotëruar kështu, licencës e ushtrimit të profesionit. Tashmë prej vitesh, spitalet në vend, kanë pasur mungesë të theksuar të specialistëve të mjekësisë, gjë e cila ka sjell gjithmonë probleme për kurimin e pacientëve me sëmundje të ndryshme. Ndonëse ky fakt është pranuar së fundmi edhe nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, qeveria zgjodhi që të shtonte numrin e kuotave. Në këtë mënyrë, do t’u jepet mundësia të gjithë kandidatëve të cilët deri dje janë ndier të revoltuar nga hapësirat e pakta për specializim.

 

Testimi online

Në faqen zyrtare të Mjekësisë është publikuar tashmë fondi me 5 mijë pyetjet që mund të bien në provim, i cili do të zhvillohet njësoj si një vit më parë. Ky testim do të përmbajë 100 pyetje, dhe do të kryhet online, duke bërë të mundur që përgjigjet të jëpën menjëherë, për të qenë transparentë me aplikantët. Ndonëse numri i pyetjeve, në krahasim me vitet e kaluara, këtë herë është ulur ndjeshëm, kandidatët duhet të paguajnë tarifën prej 115 mijë lekësh, që fituesit duhet të paguajnë për llogari të Fakultetit të Mjekësisë. Që në momentin e parë, ata detyrohen të paguajnë 30% të shumës vjetore të shkollimit, kurse pjesën tjetër më këste.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here