Pas shumë vitesh, banorët e 70 fshatrave të lumit Vlorës tashmë do të rilidhen me rrugë automobilistike me qytetin. Kjo rrugë jo vetëm që do të lehtësojë lëvizjen e 50.000 banorëve, por edhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit, bujqësisë, blegtorisë etj. Ndërtimi i kësaj vepre do të jetë investim i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe të një grupi investitorësh kuvajtian, të cilët do të nisin punimet për realizimin e kësaj urë. Ndërkohë investitorët kanë filluar investigimin në terren të kësaj rruge, për të parë problematikat e saj. Ky segment rrugor do të shkojë në shumën prej 40 milion dollarësh. Banorët e kësaj zone prej kohësh kanë ngritur zërin e tyre për këtë problem duke i bëre apel pushtetit lokal dhe vendor. Pavarësisht vështirësive që ato kanë hasur, banorët së fundmi janë ndjerë të lehtësuar nga ky fakt, duke pritur që kjo rrugë të ndërtohet së shpejti.