Berisha: Majko, Fino e Veliaj duan postin e Ramës, Meta po kërkon Kryeministrin për dy vite

0
137

 

 

berishaIsh-kryeministri Sali Berisha foli dje për një skenar brenda Partisë Socialiste, sipas të cilit, dy ish-kryetarë ekzekutivi si Pandeli Majko dhe Bashkim Fino si dhe kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po synojnë t’i marrin postin Ramës. “Ne Partine Socialiste veçanërisht dy javët e mungese se Rames ne Tirane por dhe para nisjes, ka shpërthyer një gare e pa shpallur por intensive për kryeministrin e ri. Kjo gare zhvillohej ne takime intensive ne korridoret e PS, Parlamentit dhe labirintet diplomatike. Ne te, pothuaj haptas janë përfshire dy ish-kryeministrat Majko dhe Fino dhe vet besniku i Rames, Erion Veliaj. Fino, nostalgjik për te shkuarën mendon se mund te kryesoje me sukses një qeveri qofte dhe teknike, qe sipas tij, njëlloj si ne vitin 1991 duhet te ketë kryeministër socialist. Majko flirton me ndërkombëtaret dhe mendon se ai mund te shpëtojë pa u mbytur anijen e shpuar te “aleancës se qelbësirave”. Majko për ketë qellim përfshiu ne staf edhe shërbëtorin e dy zotërinjve, qe këto kohe i duhet shume. Ai ka dërguar sinjale edhe ne Kosove. Kurse Erion Veliaj është gjithnjë i gatshëm për tradhtinë me te pare. Këta shfrytëzuan vakumin nga mungesa e Rames. Majko dhe Veliaj thuhet se kane nisur edhe takimet diplomatike”, – deklaroi Berisha. Më tej ish-kreu i qeverisë shqiptare tha se zërat për një ringjallje të aleancës së majtë u shuan, ku ndërkohë sipas tij kryeministri Rama nuk bën dot ndryshime në kabinetin që sipas tij është tashmë pa “jetë”. “Ne te vertete Edi Rama nuk bën dot operacion ne një trup te vdekur. Se pari, vet Rama eshte skllav i ministrave te tij, torbave me euro te Tahirit, Beqes, Ahmetajt, Nikolles, Canit, Kodhelit, te cilët i paguajnë atij rreth 30% te aferave korruptive qe bëhen vetëm me aprovimin e Rames. Se dyti, Rama nuk ndryshon dot kabinetin e tij qe kundërmon ne mbare vendin sepse mendon se edhe vet ai do mund te jete viktima kryesore e këtij ndryshimi”, – pohoi ai duke aluduar edhe për një shqetësim tjetër të kryeministrit ku sipas të cilit, “Rama mendon nga frika se Meta, siç kërkoi te behej president, mund ti kërkojë direkt atij, qe gjysmën e mandatit te jete ai kryeministër ose për ndryshe te mos i votoj ndryshimet ne kabinet apo te votoj vetëm ato qe i pëlqejnë atij. Ne te gjitha variantet, “aleanca e qelbësirave” është ne paralize dhe kalbëzim kundërmues te plote. Moto e saj është “o burra te vjedhim nga natën dhe ditën para se sa qytetaret e revoltuar te na kërrejnë nga karriget”. Vetëm revolucioni demokratik qytetar mund te shpëtojë vendin nga kjo kalbësirë!”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here