Bregu: Uroj që Basha të mos mendojë në asnjë moment se do të jetë si Berisha

0
112

bregu me demin

 

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, deklaroi dje se kreu aktual i forcës më të madhe opozitare nuk duhet të mendojë asnjëherë se mund të bëhet si lideri historik i demokratëve Sali Berisha. E ftuar në emisionin “Shih programin” të Enkel Demit, Bregu bëri të ditur se si e shikon ajo liderin aktual të PD-së dhe cili është mendimi i saj për ish-kryeministrin Berisha. “Një lider (për Bashën) mund të jetë frymëzues për disa, kurse për disa të tjerë mund të mos jetë. Them që një lider është frymëzues sigurisht për karakteristika personaliteti, por edhe kur krijon besimin, ka një frymë grupi, ka një vizion për të parë përpara dhe unë këtu besoj se Basha nuk ka arsye që të shohë pas. Besoj se lideri duhet të frymëzojë ekipin. Pra, duhet të jetë një dirigjent i mirë që orkestron më së miri orkestrën që ajo të mos stonojë. Orkestra e tij duhet të ketë një tingull të qartë… Berisha jo vetëm krijoi PD-në, por krijoi edhe imazhin si rivalin e partisë më të vjetër në vend, Partinë e Punës që rilind herë pas here. Berisha është lideri historik. Në kohën e tij kishte gjithmonë një zgjidhje. Kushdo që të ishte pas Berishës dihej se do ta kishte shumë të vështirë. Uroj dhe shpresoj që në asnjë moment kryetari aktual i PD-së të mos mendojë se do të jetë si Sali Berisha. Është i papërsëritshëm si lider Berisha”, – tha Bregu.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here