Në falimentim / Ja shtatë bizneset VIP me 65 milionë dollarë kredi të humbura

0
182

ne banka për kredi

 

Një gropë e zezë prej 65 milionë dollarësh, kredi tashmë të humbura, është krijuar në sistemin bankar nga shtatë biznese VIP, tashmë në proces falimentimi. Dyshohet se kjo shumë është vetëm maja e e ajsbergut të kredive të këqija, që kanë krijuar vështirësi në sistemin bankar, duke ulur kreditimin në ekonomi. Ndërkohë në databazën e Bankës së Shqipërisë janë 35 kompani të mëdha që kanë sasinë më të mëdha të kredive të pakthyera.

Shtatë kompani të mëdha tashmë në proces falimentimi i kanë shkaktuar sistemit bankar një humbje prej 7.2 miliardë lekësh, ose e shprehur ndryshe rreth 65 milionë dollarë. Kjo shumë që në fakt përbën vetëm majën e ajsbergut të kredive tashmë të humbura nga sistemi bankar është publikuar dje nga Open Data Albania. Këto 65 milionë dollarë dyshohet të jenë vetëm një pjesë shumë e vogël e kredive të pashlyera dhe me problem që biznesi i madh i ka sistemit bankar të vendit. Bizneset që janë çuar në gjykata tashmë në proces falimentimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe që kanë shkaktuar këtë humbje janë: qendra e madhe tregtare City Park, kompanitë Taçi Oil, Fisheku dhe Europrogres, që kanë bazën e tyre të operimit në tregun e karburantëve, kompania Intergas, që operon në fushën e gazit të lëngshëm, si edhe dy kompanitë e tjera KUID (sërish Taçi) dhe CTC Kompjuter nga fusha e teknologjisë. Gati gjysmën e kësaj shume kredie, të vlerësuar tashmë të humbur, e përmban vetëm një subjekt – City Park, i cili ka marrë kredi shumë të larta nga disa banka të nivelit të dytë.

Përveç kompanisë Intergas, gjashtë të tjerat tashmë janë të vëna nën sekuestro. Prej kohësh në media është folur për 35 kompani të mëdha që kanë problem me kreditë dhe që pothuaj mbajnë pjesën më të madhe të kredisë së keqe. Ndonëse flitet për humbje me miliona dollar, deri më tani megjithatë nuk ka asnjë përgjegjës, as nga bankat private e as nga bizneset, lidhur me atë se kush ka shkaktuar këtë humbje masive të parasë.

Në total të Shtator 2015 rezultojnë nën faliment 118 subjekte. Sipas legjislacionit tatimor, administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurave të falimentimit nëse tatimpaguesi ka dy vjet që ka kaluar në status pasiv pranë QKR, ka detyrime tatimore të deklaruara si të pambledhshme, rezulton me humbje të kapitaleve të veta për të paktën tre vjet rresht ose ka detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore për të paktën 2 vjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here